Një lojë e pisët Rama – Osmani?
Nga Adriatik Riza Dosti
I qendroj fort kesaj bindjes sime se…
Dicka e piset po fshihet midis Vjosa Osmanit dhe Edi Rames.
Te dy kane bere nje pazar te fshehte e te piset politik .
Kujtoni se si Vjosa u prish me LDK dhe pse….kujtoni edhe maredheniet gjithmone te tensionuara mes Rames e Kurtit kryesisht per faj te Edvinit dhe no comment.
Kush e ndoqi me kujdes pritjen qe Osmani dhe Albini i bene Rames ne Prishtine e vecmas percjelljen e tij sidomos prej Kurtit nuk ma do mendja qe te mos e kete kuptuar qe dicka nuk shkonte, kerciste diku e nuk vinte ere te mire…
Nuk eshte hera e pare qe Vjosa e ha pas shpine Albin Kurtin sikurse Edi Rama c’ nuk ben e c’ nuk ka bere e po ben per ta minuar ne punen e ne suksesin e tij kryeministrin e Kosoves .
Kesaj radhe Rama vajti ne Kosove vec te tjerash edhe per ta udhezuar PDK e mikut te tij per koke Thacit qe ta votoje Vjosen per Presidente…pra vajti per ti dhene nje dore per rizgjedhjen e saj aq te deshiruar …
Se sa do ja dalin te dy ketij qellimi pritet per tu pare e provuar ne muajin qe vjen.
Nderkohe qe Rama i kerkoi Vjoses si kembim qe ne Washington ajo te ndermjetesonte tek Trump me aq sa mund te bente e mund ti lejohej qe ky i fundit ti jepte doren publikisht Edvinit…gje qe ndodhi…
Nderhyri vertet Vjosa dhe biondi ne respekt te saj ja degjoi fjalen apo keshtu ja dha truni ne ate moment Donaldit …edhe kjo pritet per tu pare e vertetuar shume shpejt.
Me merr ne telefon nese ke ndonje problem me Serbine i tha Trump – Vjoses …dhe kjo nuk eshte pak…sidomos per dyshen Rama – Vucic .
Nje gje eshte e sigurt qe Vjosa e Rama ne mbrojtje te vetes e karriges se tyre po ju fshehin shqiptareve dicka …ani pse poshtersisht qe te dy po fshihen pas mbrojtjes se komandanteve te UCK ne Hage.
Qofsha i gabuar.