28 Mars, 2026

Një histori që të këput shpirtin

 Një histori që të këput shpirtin

Nga Osman Stafa

Gjyshja që është bërë nënë për vajzën e vogël.

Më thirri nga larg në QSUT.

Ndala.

Më tregoi historinë e jetës, në ato pak minuta.

Rrit vajzën e vogël, që mbante përdore.

Nëna e vajzës ka ndërruar jetë vite më parë, pasi e ka goditur rrufeja.

-Është jetime, më tha.

Dhe nënë për të voglën është bërë gjyshja 80-vjeçare.

Kur e pyeta për çfarë ka nevojë, me shumë droje më tha:

-Në shtëpinë që jetoj, çfarë bie jashtë futet brenda.  Sikur të izolohej, do na ndihmonte shumë.

Dhe e dyta që më tha nëna 80-vjeçare.

-Turp është, por sikur ca ushqime. Sa të mundesh. Makarona, oriz, vaj.

Hodha sytë nga e vogla, për të cilën gjyshja e saj, në tha se ka ditëlindjen nesër. Mbush 11 vjeç.

E pyes. Çfarë dëshiron për ditëlindje.

U përgjigj: Asgjë.

Insistova.

-Një skuishi (squishy është një lodër e butë, elastike).

Kaq, -i them?

Po, -më thotë

Kushdo mundet të bëhemi bashkë e ta ndihmojmë nënën dhe vajzën e vogël. Më shkruani, kushdo të bashkohet për të ndihmuar. Zoti ua shpërbleftë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *