28 Mars, 2026

Një gjobë mediatike: Ermal Nufi, si “llogaritar” që iu mban lekët e bukës ushtarëve

 Një gjobë mediatike: Ermal Nufi, si “llogaritar” që iu mban lekët e bukës ushtarëve

Pa bërë javën në krye të Ministrisë së Brendshme, ndaj Ermal Nufit kanë nisur sulmet qesharake, të cilat shiten si denoncime qytetare.

JOQ, një portal që përpiqet t’i vëjë gjobë çdo njeriu në këtë vend, e akuzon Nufin se po iu mban lekët e bukës ushtarëve, duke publikuar një mesazh anonim.

“Një ushtar i Forcave të Armatosura i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim në lidhje me një problem që, sipas tij, po prek shumë efektivë në repartet ushtarake.

Ai shprehet se paratë e ushqimeve, të cilat duhet të kalojnë në llogaritë e ushtarëve, ende nuk janë depozituar, pavarësisht se, sipas informacioneve që kanë marrë, fondet rezultojnë të jenë miratuar prej kohësh.

Sipas denoncuesit, kjo situatë nuk është një rast i izoluar, por një problem që po prek shumë punonjës të ushtrisë. Ai thotë se një pjesë e efektivëve janë të shqetësuar për vonesat dhe mungesën e informacionit se kur do të zgjidhet kjo çështje.

Ndërkohë, nuk është hera e parë që nga radhët e Forcave të Armatosura ngrihen shqetësime të tilla. Në disa raste të publikuara më parë, ushtarë dhe punonjës të këtij sektori kanë denoncuar vonesa në paga, mungesë uniformash apo pajisjesh bazë, madje edhe detyrimin për t’i blerë ato me paratë e tyre. Po ashtu janë raportuar edhe raste të heqjes së lejeve vjetore në disa reparte.

Forcat e Armatosura konsiderohen një nga strukturat më të rëndësishme të vendit, por sipas denoncimeve të shumta, shumë prej efektivëve ndihen të lënë pas dore dhe të neglizhuar nga institucionet përgjegjëse.

Pas largimit të ish-ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kalimit të detyrës te ministri i ri Ermal Nufi, efektivët shpresonin në një ndryshim të situatës. Megjithatë, sipas këtij denoncimi të fundit, problemet duket se vazhdojnë ende”, thuhet në shkrimin e JOQ, që ka postuar dhe mesazhin e supozuar që i aka dërguar një ushtar.

Në mesazh thuhet:

“Pershendetje JOQ. Jam nje ushtar dhe ende nuk me kane hyre leket e ushqimeve. Doja ta ngrija si shqetesim sepse ka edhe te tjere ne te njejten situate. A mund ta publikoni ju lutem? Problemi s’qendron vetëm tek banka e cila na i vonon shumë kalimin ne llogari +edhe struktura e Ministrise se Mbrojtjes e cila nuk na i fut te plota dhe qe bëjmë shërbime plus!! Anonim”.

Titulli i shkrimit të JOQ ndërkohë, është: Ermal Nufi e nis detyrën me këmbë të mbarë, s’i jep paratë e ushqimeve ushtarëve.

Tani edhe nëse e merr të mirëqenë faktin se ushtarëve iu vonohen lekët e ushqimeve, që në titull, duket qartë që objektivi nuk është halli i ushtarëve, por s’i t’i bihet Ermal Nufit.

Se nuk është Ermal Nufi që shpërndan apo mban lekët e ushtarëve.

Ai është ministër, jo llogaritar dhe merret me politikat e Ministrisë, jo problemet e pagave dhe dietave.

Ato janë problem i administratës.

Aq më tepër, që Nufi edhe nëse do të kishte përgjegjësi për këtë, nuk ka mbushur javën si ministër.

Shkrimi në fakt, duket qartë, që është tendecioz që në titull.

Arsyeja? E dinë veç ata që kanë bërë shkrimin, të cilët duan ndonjë nder apo favor, duke bërë bërë presione të tilla qesharake me letra anonime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *