28 Mars, 2026

Nga Kina, Rusia e Turqia, deri tek Koreja e Veriut – 9 shtete që mund të përfshihen në luftën e Iranit

 Nga Kina, Rusia e Turqia, deri tek Koreja e Veriut – 9 shtete që mund të përfshihen në luftën e Iranit

Konflikti në Iran është zgjeruar me shpejtësi që në javën e parë, duke përfshirë më shumë se një duzinë vendesh në mënyrë direkte ose indirekte.

Analistët paralajmërojnë se nëse fuqitë e mëdha hyjnë më thellë në konflikt, ai mund të shndërrohet në një krizë shumë më të gjerë me pasoja globale.

Këto janë disa nga vendet që mund të përfshihen më tej në luftë dhe si mund të ndikojë përfshirja e tyre.

Kina

Kina ka dënuar sulmet amerikane ndaj Iranit dhe ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, në seancat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pekini është gjithashtu shumë i varur nga importet e naftës iraniane që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e bërë stabilitetin e kësaj rruge strategjike jetik për ekonominë kineze.

Rusia

Rusia ka dënuar ashpër sulmet amerikane dhe mund të rrisë bashkëpunimin me Iranin.

Raportime të ndryshme sugjerojnë se Moska ka ofruar informacion inteligjence për të ndihmuar Teheranin të shënjestrojë forcat amerikane.

Turqia

Turqia ndodhet në një pozicion të vështirë si aleate e NATO, por edhe si vend që nuk dëshiron të përdoret hapësira e tij ajrore për sulme kundër Iranit.

Tensionet u rritën pasi raketa iraniane kaluan pranë territorit turk dhe aleanca ndërhyri për t’i interceptuar.

Jemeni

Jemen mund të hapë një front të ri nëse rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, vendosin të përfshihen drejtpërdrejt në luftë, duke rrezikuar trafikun detar në Detin e Kuq.

Ukraina

Ukraina po bashkëpunon me SHBA-të dhe vendet e Gjirit për mbrojtje kundër dronëve, duke përdorur përvojën e saj në luftën kundër dronëve iranianë gjatë konfliktit me Rusinë.

Egjipti

Egjipti tashmë po përjeton ndikim ekonomik nga lufta, ndërsa tensionet në rajon mund ta detyrojnë të marrë një rol më aktiv në stabilizimin e situatës.

Siria

Siria cilësohet një “kartë e paparashikueshme”, sidomos për shkak të pranisë së forcave kurde dhe lidhjeve të tyre me aktorë të ndryshëm rajonalë.

Koreja e Jugut

Koreja e Jugut po diskuton me SHBA-të mundësinë e zhvendosjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot drejt Lindjes së Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen kundër raketave iraniane.

Koreja e Veriut

Koreja e Veriut, historikisht aleate e Iranit, mund të përfshihet në mënyrë indirekte përmes bashkëpunimit ushtarak ose transferimit të teknologjisë.

Ajo çfarë paralajmërohet në rangjet e ekspertëve është se se përfshirja më e thellë e fuqive të mëdha si Kina dhe Rusia mund ta shndërrojë konfliktin në një përplasje globale indirekte, duke rritur rrezikun për krizë energjetike dhe destabilizim më të gjerë ndërkombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *