28 Mars, 2026

Nga këshilltare e Zenit dhe Çim Pekës, në zëvendësen e Fugës

 Nga këshilltare e Zenit dhe Çim Pekës, në zëvendësen e Fugës

Emërimi i gazetares Jonida Shehu si këshilltare e kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar reagime të shumta.

Kjo, duke qenë se kohët e fundit ajo ka qenë kritike me këtë të fundit.

Madje, shfaqej në televizionin e familjes Sali Berisha, herë si opinioniste e herë si gazetare, për të treguar keqqeverisjen e Ramës.

Ndaj dhe emërimi i saj si këshilltare në Kryeministri, ka bërë shumë përshtypje.

Evi Kokalari shkruan me ironi se ajo ka kaluar nga këshilltare e Çim Pekës dhe Shkëlzen Berishës, në zëvendëse të Endri Fugës, drejtorit të mediave të kryeministrit Rama, i cili tashmë ka kohë që nuk shfaqet më në media dhe për këtë, ka pasur aludime të shumta.

“Si mund të kalosh nga studioja e Pekës dhe Shkëlzenit tek pozicioni i Fugës? Mister i madh, për Zotin”, shkruan me ironi Kokalari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *