Nën hetim nga SPAK, por Belinda Balluku “ndez” motorët
Edhe pse nën hetim nga SPAK dhe me kërkesën për arrestimin e saj, Belinda Balluku është shfaqur një ditë më parë në Fier, si drejtuese fuqiplotë në këtë Qark.
Ajo thotë se mirëpret këdo që do t’i bashkohet.
“Në qarkun e Fierit, së bashku me deputetët dhe kryetarët e degëve të Partisë Socialiste, ndezëm motorët për një tjetër proces të rëndësishëm.
Po forcojmë organizimin dhe po zgjerojmë familjen tonë të madhe socialiste, duke mirëpritur këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi.
Të gatshëm për betejën e radhës elektorale, duke pasur në vëmendje çdo qytetar dhe duke përcjellë zërin e çdo komuniteti.
Njerëzit janë forca jonë e vërtetë dhe mbështetja e tyre është motivimi më i fortë për të bërë gjithmonë e më shumë në shërbim të tyre”, shkruan Balluku, e cila vazhdon të ketë mbështetjen e Ramës, pavarësisht aferave korruptive për të cilat akuzohet.