28 Mars, 2026

Në kërkim për atentatin e Rinasit, Ylli Zalla telefonon shefin e Krimeve: Nuk e kam problem me vdek, dal me u vra dhe bëj 10 apo 20 vjet burg

 Në kërkim për atentatin e Rinasit, Ylli Zalla telefonon shefin e Krimeve: Nuk e kam problem me vdek, dal me u vra dhe bëj 10 apo 20 vjet burg

Ylli Zalla, një person i skeduar nga Policia e Shtetit dhe i shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur nëntorin e kaluar në Rinas, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka reaguar nga arratia.

Ai është shfaqur në një material video, teksa telefonon shefin e Krimeve, Krenar Mustafa, dhe i kërkon të zbardhë ngjarjen e Rinasit, duke pretenduar se emri i tij është përfshirë pa asnjë provë.

Edhe përse prej më shumë se gjashtë muajsh është në kërkim për atentatin mafioz, Policia ka zhvilluar disa kërkime në zona të ndryshme të vendit, Ylli Zalla qëndron shumë pranë shtëpisë së tij. Vlen për t’u theksuar, se edhe shtëpia e tij ka qenë objekt i dy kontrolleve policore dhe atje është gjetur arsenal i madh armësh.

Video ku ai shfaqet me telefon në dorë teksa flet me shefin e Krimeve, është publikuar nga portali “JOQ Albania” dhe në të, me aq sa kuptohet, Ylli Zalla shfaqet në një zonë që besohet se është afër fshatit Zallë në Fushë-Krujë, sepse në sfond duken kapanonet e Fabrikës së Çimentos.

Ai akuzon drejtuesit e lartë të Policisë, Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, se e kanë implikuar padrejtësishtë në atentatin e Rinasit, duke i krijuar probleme me shumë njerëz e ngjarje që ai pretendon se nuk ka lidhje.

Ylli Zalla: Ti je polic gjyqësor në mos gaboj. Unë jam Ylli Zalla. “…dëgjo këtu edhe mbaje mend…më ke borgj me 24 burra be ti, se më ke lëshuar shtetin në shptëpi…. E Drejta or ti, megjithë Burim Dragushën, duhet ta zbardhni….

Do shkoni të merni kamerat nëpër Rinas e nëpër kështu, se më keni implikuar me njerëzit, me vrasjet, me budalliet që s’kanë lidhje. Po ta mbash mend, se bota është portokalli. Nuk kam gja borxhe. Hajde si burrat dhe unë dorëzohem se nuk kam frikë as turp, por me Policinë e Shtetit, unë nuk du me u vra.

Më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam … (nuk kuptohet), mos e vrit mendjen. Këtu rri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton. Se si e ke punën e di ti, e di ti si e ke punën personale.

Më ke erdhmë ke bo kontroll te banesa, më ke gjet armatim, ça më ke gjet dhe nëpër rrugë me ke impliku me ngjarjen e Rinasit. Shefi i krimeve Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy më keni borxh Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy me jeni borxhli personal. Unë se kam problem edhe nesër me vdek, dal me u vra dhe nesër, me baj dhe 10 vjet burg dhe 20 vjet.

Shefi i Krimeve: O zoti Ylli, o zoti Ylli…

Ylli Zalla: Zbardhe ngjarjen… të lutem zbardhe ngjarjen se je shef krimesh.

Shefi i Krimeve: Ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim.

Ylli Zalla: Po…Po… jo…jo… unë nuk kam rekorde kriminale. Më keni bërë ju me rekorde kriminale. Është bërë ngjarja në Rinas dhe ju nuk jeni të zotë me e zbardhë.

Shefi i Krimeve: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: Jo jo, ty me të pagu shteti. Unë dal si burrat, unë se kam problem.

Shefi i Krimeve: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: Do dorëzohem.por du të dalë e vërteta. Prandaj nuk jam dorëzuar sepse s’kam besim tek Policia e Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *