Mustafa Nano: Beteja e SPAK-ut me klasën politike do jetë e gjatë
Kryeministri Edi Rama po vijon përplasjet me gjyqtarët dhe prokurorët lidhur me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Analisti Mustafa Nano, në një analizë për MCN TV, vlerëson se përplasja nuk është vetëm mes kryeministrit Rama dhe SPAK-ut, por në thelb përfaqëson një konflikt të gjerë mes Prokurorisë së Posaçme dhe gjithë klasës politike në tërësi.
“Problemi nuk është vetëm Rama. Në sfond po zhvillohet një betejë e ashpër mes SPAK-ut dhe gjithë klasës politike. SPAK-u nuk është në konflikt vetëm me mazhorancën, por me të gjithë spektrin politik,” u shpreh Nano.
Sipas tij, kryeministri gabon kur e cilëson veprimin e drejtësisë si “pengmarrje” të qeverisë.
“E para, kryeministri e ka gabim, kjo nuk është një pengmarrje e qeverise, atë po e lejon vet kryeministri. Ekziston një nen i Kodit Penal që lejon gjyqtarin të pezullojë nga puna një anëtar te qeverise.
Në rrethanën konkrete, kaosin dhe konfuzionin e ka krijuar ai vetë. Me të dhënë dorëheqje ministrja, zëvendësohet dhe qeevria vazhdon dhe i gjithë ky debat nuk vazhdon më, problemi është se ministrja nuk dorëhiqet e KM nuk e shkakrkon.
Rama nuk po e bën dhe ai i sulet sistemit dhe mendon se sistemi ka motivime te gabuara, ka motivime të liga kundër maxhorancës.
Por ai ka mjetin për ta nxjerrë huq atë vullnetin e supozuar të lig që ekziston në sistemin e drejtësisë. Duke shkarkuar ministren”, tha Nano.
Analisti theksoi gjithashtu se opozita nuk duhet të tregojë entuziazëm të tepruar, pasi edhe liderët e saj përballen me hetime nga SPAK-u.
“SPAK nuk është në konflikt vetëm me Ramën, pala tjetër duket sikur po fërkon duart, por unë nuk shoh arsye të fërgoj duart sepse lideri i saj ka disa akuza dhe shkon disa herë në jave te SPAK, Nuk e kuptoj entuziazmin dhe zjarrminë që e ka kapur palën tjetër.
Kemi një konflikt mes SPAK, si institucion i ri i sapodalë nga reforma ne drejtësi, për të cilën akoma nuk kemi nje bindje të plotë, por konfliktin nuk e ka vetëm me mazhoranacën, e ka me të gjithë klasën politike.
Është një beteje e ashpër sepse ne momentin që do shohim që SPAK do te fillojë të veprojë me fort edhe ndaj Berishës për akuzat që ngrihen ndaj tij, ne do shohim ‘tavolinën’ të kthyer përmbys, do shohim mazhorancen që do ti thotë opozitës ‘qepeni gojën’ tani, respektoni SPAK-un, etj.
Pra, është një beteje e ashpër midis klasës politike në tërësi dhe SPAK-ut”, u shpreh ai.
Nano u ndal edhe te përplasja e kryeministrit Rama me gjyqtarët dhe prokurorët lidhur me çështjen e rritjes së pagave, e cila është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, një pavarësi e tepruar e sistemit të drejtësisë, ajo që e quajti “pavarësi prej kaçaku”, nuk i shërben funksionimit normal të shtetit dhe mund ta shkëpusë sistemin nga kontrolli institucional i nevojshëm.
“Gjyqtarëve dhe prokurorëve u është bërë më parë një rritje e konsiderueshme pagash dhe, nga informacionet që kam, kjo ka ndikuar në uljen e korrupsionit. Kjo është gjë e mirë. Një rritje tjetër mund ta ulë edhe më tej korrupsionin, por rrezikon të krijojë një disbalancim në hierarkinë e pagave dhe një kastë të mbivlerësuar e të llastuar në gjithë burokracinë shtetërore.
Kjo do rriste edhe me shumë pavarësisë e sistemit te drejtësisë, atë pavarësinë prej ‘kaçaku’ dhe jo atë pavarësinë që neve na lipset. Sepse do bëheshin pjesa më e llastuar e gjithë sistemit, e gjithë burokracisë shtetërore, kështu që është një medalje me dy anë”, tha Nano.