28 Mars, 2026

Muhabet prapanice në Parlament

 Muhabet prapanice në Parlament

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, Sara Mila i është kthyer ish-kryeministrit Sali Berisha me të njëjtin fjalor që ai përdori në foltoren e Kuvendit.

Nga vendi i saj në sallë, Mile ka “shpërthyer” kundër kreut të Partisë Demokratike duke e akuzuar se ka që pas ardhjes së demokracisë që po “djeg” Shqipërinë vetëm për interesat e veta dhe të familjes së tij.

“Kryetar meqenëse këto fjalët janë normë dhe rregullorja nuk po respektohet dhe ky kryetari non grata tha se është nëj gjuhë popullore dhe njerëzit na kuptojnë.

E meqenëse na përmendi si mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që vazhdon të djegësh Shqipërinë vetëm për prapanicën tënde dhe të familjes tënde e të njerëzve të tu, dhe nuk u lodhe për atë prapanicë ti dhe nuk u lodhën këta”, ia ktheu Mila, Berishës, ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i mbylli fjalën për shkak të fjalorit të përdorur.

Sojit të tyre nuk i përgjigjem kurrë…. Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë“, ishte reagimi i Berishës.

Më herët Berisha përdori fjalën vithe, duke iu referuar mbrojtjes që po i bëjnë socialistët Belinda Ballukut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *