Mjeku i njohur: Mua më shkarkuan me urdhër të Ramës, por s’mund të lëpija çfarë kam pështyrë
Mjeku i njohur Ilir Allkja ka reaguar pasi ish-deputeti demokrat Dashnor Sula vendosi të bëhet pjesë e qeverisjes socialiste.
“Unë kam ndenjur një vit pa punë, pothuaj përgjatë vitit 2021, i shkarkuar nga Enkelejd Joti me urdhër të kryeministrit me datë 31 dhjetor2020.
Më janë ofruar njerëz për të më aksesuar tek kryeministri, por as më ka shkuar në mend të lëpij çfarë kam pështyrë e as të bëj deklarata servile ndaj pushtetit.
Një deputet merr goxha pagesë edhe pasi nuk është më pjesë e parlamentit nuk ka përse të bëjë rrokada turpi “për bukën e gojës””, shkruan ai.