28 Mars, 2026

Misteri – Pilotja e Epstein që erdhi në 2018 në Tiranë, e zhdukur që nga viti 2024

 Misteri – Pilotja e Epstein që erdhi në 2018 në Tiranë, e zhdukur që nga viti 2024

Avioni privat i Jeffrey Epstein para 8 viteve kishte ateruar në Aeroportin e Tiranës.

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në emisionin Opinion dokumentin që tregon se avioni i Epstein është ulur në Tiranë më 11 shtator të vitit 2018, në orën 14: 20 minuta.

Sipas gazetarit nuk dihet nëse ky avion ka sjell apo ka marrë diçka nga Tirana.

“Tani ka sjell porosi apo ka marrë, kjo është pyetja”, ka thënë Çollaku.

Sipas gazetarit, pilotja e avionit të zi të Epsteinit, që zbriti në Rinas, Nadia Marçinkova, rezulton e zhdukur që në vitin 2024.

“Nadia Marçinkova dhe Jeffrey Epstein tek avioni i zi që ka ardhur me 11 shtator 2018 në Rinas… Pilotja është e zhdukur nga viti 2024”, shkruan Çollaku në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *