Misteri: Një shtetas grek gjendet pa jetë në dhomën e hotelit në Sarandë, ja dyshimet e para
Një shtetas grek, 48 vjeç, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e spitalit të Sarandës mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00. Viktima është identifikuar si Pavllos Simeriontaqis, 48 vjeç, nga Athina.
Pas mbërritjes në spital është njoftuar policia, ndërsa ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me një arrest kardiak si shkak i mundshëm i vdekjes.
Trupi do të transportohet drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.