“Merret me bizneset e tij në Sarandë” – Qytetari denoncon administratorin e Ballabanit: Nuk vjen asnjë ditë në punë
Një denoncim ka ardhur në redakasinë e Piranjave, për një abuzim me administratën publike.
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjave, një situatë shqetësuese në Njësinë Administrative Ballaban, Bashkia Këlcyrë, ku administratori Vullnet Kasaj dyshohet sipas denoncuesit që nuk ushtron rregullisht detyrën e tij.
Piranjat kanë ndjekur edhe më herët raste të ngjashme, kur të punësuarit në administratë nuk zbatojnë detyrën dhe gjatë orarit zyrtar merren me punët private.
Sipas denoncimit, prej disa muajsh administratori nuk paraqitet në vendin e punës gjatë orarit zyrtar.
”Ai largohet çdo ditë që në orën 07:00 të mëngjesit dhe udhëton drejt Sarandës, ku merret me aktivitete private në interes personal”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.
Kjo sjellje përbën shkelje të detyrimeve ligjore dhe të etikës në administratën publike.
Kjo madje ndikon negativisht në përfaqësimin e komunitetit dhe problemet e zonës.
Në këto kushte, kërkohet nga institucionet përgjegjëse në këtë rast bashkia e Këlcyrës që të kryejë verifikimet e nevojshme dhe të marrë masa sipas ligjit, duke garantuar funksionimin normal të administratës dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
Denoncimi
Ka qene pergjegjes sektori i bordi kullimit , ne dijenin tone eshte emeruar dhe administrator i fshatit ballaban bashkia kelcyre , ka kohe dhe mbase 1 vit qe dhe pse eshte i emeruar ne funksione bashkiake , me dite te tera nuk duket fare as ne zyre as ne terren , sepse ushtron aktivitet privat i pa licensuar si drejtues i kantier ndertimi me brigad , ne dijenin tone kohen qe po flasim ndjek punimet ne qytetin e sarandes , gjithashtu eshte pergjegjes per bllokimin e pusetes shkarkimit te liqenit te vinokashit , njesia administrative ballaban dhe pikerisht nga kjo papergjeshmeri vuajne mungesen e ujit per vaditje qindra hektar toke ne njesin administrative ballaban dhe suke , te gjitha keto jane te verifikueshme ne fshat.