Mbyllet spitali i Tepelenës
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, theksoi prioritetet kryesore për vitin 2026 do jenë edhe mbyllja e disa spitaleve, një nga këta është edhe spitali i Tepelenes, kthimi i tij vetëm në urgjencë dhe spital ditor.
Kjo vjen pas mbylljes se IEVP Tepelenë (Burgut) ku 113 punonjës ngelen të papunë.
Me mbylljen e spitalit Tepelena mer një goditje tjeter, ku nje mase e konsiderueshme punonjësish ngelen të papunë, duke e kthyer këtë trevë në një vend të shkret e pa te ardhme, duke ritur numrin e të papunëve.
Edhe pse voton afro 80% për PS, qeveria po ua “shperblen” duke mbyllur institucionet e rendesishme.
Si duket Tepelena do kthehet si para 1944 kur nuk i kalonte 100 shtëpitë.
Shkollat janë braktisur, rinia është larguar, ka vetëm të moshuar që dhe me mbylljen e spitalit do u riten kostot e sherbimit duke shkuar në Gjirokaster.
Shumë shpejt në Tepelenë do jetë vetëm kështjella e Ali Pashait.