Mallkimi i mandarit të IV!
Nga Enida N. Bozheku
Rruge qe çahen, ura qe bien, pritje pa fund, e lek qe vidhen.
Nderkohe, Mreti akuzon ne, taksapaguesit, se jemi fallexhore shpirtezinje, miop dashakeqes qe fajin e ka dheu qe rreshket, jo Bela qe perveteson miliona çdo here.
Faji eshte i yni qe nuk shohim lumin, po ndalemi te detaje se kush e gerryu ate me VKM. Faj kane mijera shqiptaret qe jane duke pershkruar rrugen Egnatia, sikur te kthenin 2000 vite pas historine.
Fajin e kemi po ne, qe i besojme SPAK kur thote se tashme jane 35 vite burg per Zv. Kryeministren dhe Ministren e Rrugeve, qe e perkthyer do te thote akuzat jane te shumta, te kryera ne kohe te ndryshme dhe se Zoti, per inat a bekim, po na thote shihni rruget tek ju therrmohen o shqiptar o popull …
Tabloja e babzise, korrupsionit, paaftesise, makuterise dhe hajnise, sot del hapur ne katastrofen e juglindjes.
Mreti prej helikopteri shan e mallkon popullin e tij dhe ne bijte e shekullit te ri, kemi veç thika mu vra per parkimin ne periferi!