Lufta në Iran nxjerr në pah makineritë e reja luftarake amerikane
Në më pak se një javë, lufta në Iran ka shënuar një seri të jashtëzakonshme të debutimeve luftarake për Ushtrinë amerikane, duke treguar aftësitë e saja të përmirësuara nga Inteligjenca Artificiale dhe armët e reja.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi në një konferencë për shtyp se SHBA po godasin Teheranin në momentin e duhur, duke e përshkruar këtë si një “strategji të saktë”.
Disa nga risitë që dolën në pah gjatë operacionit “Epic Fury” përfshijnë:
Përdorimi i inteligjencës artificiale – Ushtria amerikane përdori sistemet e AI-së nga kompania Anthropic për të përpunuar dokumente, përmirësuar logjistikën, simuluar situata dhe identifikuar objektet në pamjet e dronëve.
Armët e reja në fushëbetejë – Për herë të parë u përdorën raketat Precision Strike Missiles (PrSM) dhe dronët Low-cost Unmanned Combat Attack System (LUCAS), të cilët bazohen në modelin iranian Shahed, por me modifikime amerikane. Secili LUCAS kushton rreth 35 mijë dollarë.
F-35 në moment historik – Një F-35I i Forcave Ajrore Izraelite shkatërroi një avion trajnimi iranian Yak-130, duke shënuar herën e parë që një F-35 godet një avion të pilotuar në betejë. Forca Ajrore Britanike gjithashtu përdori F-35B për të rrëzuar dronë mbi Jordaninë.
Sulmi i parë me torpedo që nga Lufta e Dytë Botërore – Një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian me një torpedo Mk 48. Ky është një demonstrim i aftësisë globale të SHBA-ve për të gjetur dhe shkatërruar objektiva jashtë zonës së saj.
Ekspertët vënë në dukje se, megjithëse këto armë kanë funksionuar sipas pritshmërive, procesi i zhvillimit të tyre mbetet i ngadaltë dhe i kushtueshëm, duke përfshirë vite dhe tejkalime buxheti.
Ky konflikt po shërben si test i madh për teknologjitë e reja luftarake amerikane, duke treguar kombinimin e inovacionit me forcën tradicionale ushtarake.