28 Mars, 2026

Ligji i ri për zyrtarët dhe deputetët: Nuk ka më dhurata! S’keni të drejtë të keni kompani private, as ju dhe as familjarët tuaj

 Ligji i ri për zyrtarët dhe deputetët: Nuk ka më dhurata! S’keni të drejtë të keni kompani private, as ju dhe as familjarët tuaj

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin e ri “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të rregullave të reja për transparencën dhe integritetin në funksionet publike.

Ligji vendos kufizime të qarta jo vetëm për zyrtarët e lartë shtetërorë, por edhe për familjarët e tyre, me qëllim shmangien e çdo përfitimi të mundshëm nga pozicioni publik. Në fokus të dispozitave janë funksionarët e lartë kushtetues, anëtarët e Këshillit të Ministrave, deputetët dhe kryebashkiakët.

Sipas përcaktimeve të reja, këta zyrtarë dhe familjarët e tyre nuk do të mund të zotërojnë aksione apo të ushtrojnë veprimtari biznesi që përfitojnë nga pasuria apo fondet e shtetit. Synimi i ligjit është të forcojë ndarjen mes interesit publik dhe atij privat, duke reduktuar hapësirat për abuzim.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me ndalimin e pranimit të dhuratave. Vlera maksimale e lejuar është kufizuar në 10 mijë lekë, ndërsa çdo tejkalim i këtij pragu konsiderohet shkelje e ligjit.

Po ashtu, parashikohen rregulla të reja edhe për periudhën pas përfundimit të mandatit. Ish-zyrtarëve u ndalohet të emërohen në pozicione drejtuese në kompani private që kanë pasur lidhje me institucionin ku ata kanë shërbyer, për një afat deri në dy vjet nga largimi nga detyra.

Bajram Begaj “u shtrëngon rripin” zyrtarëve dhe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *