Kush janë këta “investitorë” që shëtisin me helikopter me Ramën?
Nga Evi Kokalari
Shqiptarët, si gjithmonë, po fokusohen te detaji i gabuar. Nuk më intereson fare nëse Edi Rama udhëton me helikopter apo avion. Çdo kryeministër apo president duhet t’i ketë këto privilegje.
Ajo që më intereson mua është: kush ishin këta “investitorë” që erdhën me helikopterin e tyre, për cilat universitete bëhet fjalë dhe, mbi të gjitha, kush po e financon këtë iniciativë?
Fakti që Rama po i shoqëron vetë më bën të mendoj se financuesit janë ose nga Katari, ose nga Emiratet. Kjo do të thotë indoktrinim i brezave të rinj me “occidentalizëm” dhe me rrymat e majta të Vëllazërisë Myslimane.
Kështu që, Edi Rama, duhet transparencë — KUSH JANË INVESTITORËT?
Nga njëra anë po ju marrin tokat, nga ana tjetër po ju indoktrinojnë. E kuptoni? Boll fjetët gjumë.
Ky është një detaj që ka dalë në pah edhe në universitetet më të mira në botë, qoftë në Cambridge apo Harvard, si edhe në shumë kolegje të tjera që kanë marrë financime masive nga Katari dhe më pas kanë shtyrë protesta pro-palestineze, të cilat shpesh thjesht rikthejnë urrejtjen ndaj hebrenjve.
Ndoshta në sipërfaqe kjo duket pa rrezik, por nëse nuk arrin të kuptosh çfarë po ndodh, më mirë mos komento: injoroje këtë mesazh, ose shko kërko në internet detajet e financimeve të Katarit në kolegjet dhe universitetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.