28 Mars, 2026

Kush ia kyçi gojën “opozitarit” Erion Braçe?

 Kush ia kyçi gojën “opozitarit” Erion Braçe?

Erion Braçe konsiderohet si një ndër zërat e lirë në Partinë Socialiste.

Ai është ndër të vetmit që kritikon pushtetin.

Por në rastin e Ballukut, edhe ai heshti.

Braçe ka më shumë se kushdo arsye për të folur kundër Ballukut, jo vetëm për aferat e saj, por edhe sepse e përzuri dhunshëm nga zona e Divjakës.

Por i pyetur nga gazetarët para votimit të imunitetit të Ballukut, ai bëri një lojë fjalësh, duke thënë se kjo nuk është një çështje personale.

Dhe heshti.

Dhe nuk ka faj në fakt, sepse pak më parë kishte marrë një mesazh nga Rama, ashtu si gjithë deputetët e tjerë socialistë.

Do sakatoheshin nëse dilnin kundër Ballukut.

Ndaj dhe ai, si gjithë të tjerët, uli kokën dhe votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut.

Nuk është e lehtë t’i kundërvihesh një njeriu si Rama.

Madje edhe kur quhesh Erion Braçe. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *