Kush e pa Edmond Koninin në fushën e blertë dhe nuk u mrekullua nga loja e tij…?
Edmond Konini nuk ishte thjesht një futbollist. Ai ishte eleganca e futbollit përmetar. Me topin në këmbë, gjithçka dukej më e bukur, më e lehte, më artistike.
Finesa, klasi dhe qetësia e tij në fushë e bënin të dallohej menjëherë. Çdo aksion i tij shoqërohej me duartrokitje, dhe stadiumi i qytetit të përmblidhte emocionet e çdo ndeshjeje.
Përmetarët që e panë të luante nuk e kanë harruar kurrë. Kujtimi i golave të tij, fluturimet e tij në goditjet me kokë, i pasimeve të zgjuara, i driblimeve të mrekullueshme, jeton ende sot në kujtesën e sportdashësve.
Ai nuk ishte vetëm një lojtar, por ishte një simbol i bukurisë së futbollit tonë, një ikonë që i dha hijeshi dhe krenari sportit përmetar.
Por jeta e Mondit nuk mbaroi me fushën e futbollit. Sot, duke e parë pranë familjes së tij të bukur, kupton se ai ka fituar edhe ndeshjen më të rëndësishme të jetës: dashurinë, respektin dhe lumturinë familjare. Një baba dhe gjysh krenar, i rrethuar nga njerëzit që e duan më shumë.
Sot, në ditën e lindjes, përmetarët e kujtojnë me mall, respekt dhe mirënjohje. Njerëz si Mondi Konini nuk janë thjesht pjesë e historisë së sportit, por pjesë e kujtimeve të bukura të një qyteti.
Me shumë dashuri dhe respekt:
Gëzuar ditëlindjen Edmond Konini.
Në kujtesën e përmertarëve do të mbetesh gjithmonë ai lojtari elegant që bëri futbollin të dukej art.