28 Mars, 2026

Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!

 Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!

Nga Irena Beqiraj

Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese  prej 60 faqesh  prezanton 5  ligjet themelore të një force që ai e perceptonte si kërcënimin më të madh ekzistencial për njerëzimin: budallallëkun .

Në bazë të perfitimit edhe humbjes që njeriu siguron njëherazi për veten edhe të tjerët ai i klasifikon njerëzit në katër kategori kryesore: inteligjentë, banditë,  naivë edhe budallenjtë   . Fillimisht ai e ndau këtë teori ai vetëm me miqtë e tij, më vonë ajo  u bë e njohur ndërkombëtarisht dhe tani studiohet në shumë disiplina.

Ligji 1: Të gjithë, gjithmonë  në mënyrë të pashmangshme e nënvlerësojnë  numrin e budallenjve në qarkullim.

Pavarësisht se nga  sa budallenjë  dyshojmë se jeni të rrethuar, ne gjithmonë e nënvlerësojmë numrin total të tyre. Kjo ndodh sepse ne gabimisht  i konsiderojme disa njerëz  inteligjentë  bazuar në karakteristika  që ne besojmë se e përjashtojnë budallallëkun  si puna,  arsimimi, pasuria .

Për shembull,  Zeqineja edhe Sara mund gabimisht të përjashtohen ,   nga kategoria e budallenjeve sepse janë deputete , por janë përfaqësueset më të denja të kësaj kategorie në Kuvend.  Kjo na çon te ligji i 2-të:

Ligji 2: Probabiliteti që një person të jetë budalla është i pavarur nga çdo karakteristikë tjetër e atij personi.

Cipolla e konsideronte budallallëkun ” si një karakteristikë njerëzore, si të kesh flokë bjonde apo sy të zinj. Rrjedhimisht, ai nuk mund të mos shpërndahet përafërsisht në mënyrë të barabartë në të gjitha sferat e shoqërisë, pavarësisht nga niveli arsimor i njerëzve.”

Ligji 3: budalla është ai që i shkakton humbje një personi tjetër ose një grupi njerëzish, duke u përdorur pa arritur asgjë pozitive për veten.

Budallallëku për të cilin po flasim nuk është një defekt i lindur, por në rrethana të caktuara, njerëzit si në rastin e Zeqinesë dhe Sarës  bëhen budallenj sepse ata e lejojnë që kjo të ndodhë.  Budallallëku në ketë rast është arroganca edhe vetëmashtrimi të  bashkuara  në një formë të vetme duke e trasformuar njeriun në një mjet pa mend, që është i aftë për çdo të keqe dhe në të njëjtën kohë i paaftë për të parë se çfarë është e keqe.  Ndaj budallallëku në këtë rast është një problem sociologjik.

Parë në këtë kontekst budallallëku nuk  eshte një çështje të IQ-së, por përkundrazi  eshtë mungesë e aftësive relacionale.  Ndërsa banditët i bëjnë mirë vetes por dëmtojnë të tjerët , inteligjentët i bëjnë mirë vetes edhe të tjerëve , naivët i bëjnë mirë të tjerëve edhe keq vetes, budallejnë janë ata që dëmtojnë të tjerët dhe shpesh edhe veten.

Ligji 4: Njerëzit jo budallenj gjithmonë e nënvlerësojnë fuqinë dëmtuese të individëve budallenj. Veçanërisht, njerëzit jo budallenj harrojnë vazhdimisht se në çdo kohë dhe vend dhe rrethanë komunikimi dhe/ose shoqërimi me njerëz budallenj gjithmonë rezulton të jetë një gabim i kushtueshëm.

Ligji 5: Një budalla është më i rrezikshëm se një bandit.Në fakt, arsyeja e shëndoshë na thotë se njerëzit inteligjentë, sado armiqësorë të jenë, janë të parashikueshëm. Në të kundërt, njerëzit budallenj nuk janë të tillë . Ky ndryshim delikat i bën njerëzit budallenj tepër më të frikshëm sesa çdo kategori tjetër .

Duke lexuar 60 faqet plot ironi Carlo Cipollës  , kupton që nuk ka kombinim më të rrezikshëm për një shoqëri se kur  drejtohet nga “banditë” që rrethojnë veten me budallenj.

Ky është fati ynë i keq!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *