28 Mars, 2026

Kongresmenja demokrate bërtet dhe i ndërpret fjalimin Donald Trump: Ju vratë amerikanë

 Kongresmenja demokrate bërtet dhe i ndërpret fjalimin Donald Trump: Ju vratë amerikanë

Mbrëmja e së martës shënjoi fjalimin maratonë të presidentit Donald Trump, një fjalim i gjatë 1 orë e 47 minuta për atë që quhet “Gjendja e Kombit”, “State of the Union”. Në këtë mbrëmje ai vlerësoi arritjet e tij dhe përshkroi atë që e qujti “epokë të artë” për Amerikën falë politikave të tij.

Një nga momentet më kulminante të mbrëmjes është  ai kur gjatë falimit Trump mbrojti politikën për goditjen e emigracionit të paligjshëm, në këtë moment kongresmenja demokrate Ilhan Omar, e cila përfaqëson shtetin e Minesotës  bërtiti “ju vratë amerikanë, ju vratë amerikanë!”.

Në përgjigje të deklaratës së Trump e cila ishte: “Detyra e parë e qeverisë amerikane është të mbrojë qytetarët amerikanë, jo të huajt e paligjshëm”

Ndërkohë që Trump më pas iu drejtua duke thënë se “duhet të kenë turp nga vetja e tyre”.

Operacionet e njëpasnjëshme të (ICE) të cilat synojnë arrestime të emigrantëve të paligjshëm, kanë nxitur përplase dhe protesta të shumta, veçanërisht pas vdekjes së dy amerikanëve, një nëne dhe një infermieri në një njësi kujdesi intensiv, nga agjentët federalë në Minneapolis, Minesota (veri), vetëm pak ditë larg njëri-tjetrit në janar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *