Kina studion luftën SHBA–Iran për të analizuar taktikat amerikane dhe dobësitë
Kina po ndjek nga afër konfliktin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, me synimin për të nxjerrë mësime mbi taktikat ushtarake dhe pikat e dobëta të Washingtonit, veçanërisht në funksion të një konflikti të mundshëm në të ardhmen për Tajvanin.
Sipas zyrtarëve të cituar nga Bloomberg, Pekini e sheh si avantazh faktin që SHBA po zhvendos vëmendjen dhe burimet ushtarake nga Azia drejt Lindjes së Mesme, duke dobësuar praninë e saj në rajonin Indo-Paqësor.
Po ashtu, përdorimi i gjerë i armëve amerikane dhe kostot në rritje të konfliktit konsiderohen nga Kina si faktorë që mund të përfitojë strategjikisht në një rivalitet të mundshëm me SHBA-të.
Zhvillimet vijnë në një kohë kur tensionet rreth Tajvanit mbeten të larta dhe balanca ushtarake në rajon është një nga çështjet më të ndjeshme në arenën ndërkombëtare.