Këta fyejnë çdo inteligjencë njerëzore
Ashtu siç pritej, prania e Edi Ramës në Uashington, në mbledhjen e parë të “Bordit të Paqes”, ka ndezur debatet në Tiranë.
Ndërsa socialistët janë shfaqur entuziastë, se për liderin e tyre nuk ka bllokadë amerikane, në PD kanë nisur e thonë se ai e bleu këtë takim.
“Nuk më intereson sa para ka paguar, por ëndrra u realizua, Edi Rama ia dha dorën Bjondit.
Ky është Bjondi, ky është Rama, kjo është bota.
Çfarë nuk e bën me pak para e bën me shumë, çfarë nuk e bën me shumë, e bën edhe me më shumë. Kështu përmblidhet ky takim.
Por, kjo nuk do të thotë se ky shtrëgim duarsh duhet të kompleksojë protestuesit. Ky shtrëngim duarsh nuk është as rroga më të larta, as shëndetësi më të mirë, as arsim më të mirë, as punë, nuk është asgjë.
Është biznes i pastër, i vjedhësve, biznesi i të vjedhurit është protestë e fortë, radikale. Siç ia bën Sorosi në USA Bjondit”, shkruan një prej gazetarëve pranë PD-së.
Ndërsa ish-zv.ministrja demokrate Edi’th Harxhi, shkoi më tej.
Sipas saj, takimi nxori në pah një dinamikë të ftohtë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit Edi Rama.
Pavarësisht shtrëngimit të ngrirë të duarve, Harxhi tha se shtrëngimi i duarve Rama-Trump ajo binte ndesh me përshëndetjet e përzemërta që Trump u rezervoi liderëve të tjerë.
Janë aq qesharakë, sa njëherë thonë Trump do arrestojë Ramën, pastaj kur ai takon presidentin amerikan, edhe pse për dekor, thonë që e bleu.
Vetëm se kështu dekurajojnë çdo demokrat, se kur ble dhe presidentin amerikan, Rama nuk shkulet më nga pushteti.
Në vend që të tregojnë të vërtetën, se Rama, ashtu si gjithë drejtuesit e tjerë, ishte në Uashington se i duhej për dekord Donald Trump, fillojnë e tregojnë marrëzira me blerje e shitje.
Rama as nuk e ble dhe as nuk e shet dot Donald Trump, se nuk ka aq fuqi.
Thjesht e thirrën aty, si manekin, ashtu si gjithë presidentët e kryeministrat e vendeve të tjera, që i duheshin Donald Trump.
Kaq është e gjitha! (Thuaje.al)