28 Mars, 2026

Kartel apo Qeveri që mbron interesat e qytetarëve?

 Kartel apo Qeveri që mbron interesat e qytetarëve?

Nga Irena Beqiraj

Kjo është pyetja që mund e duhet të bëjë çdokush, kur mëson se përgjatë periudhës 2014 – 2025 në Shqipëri janë harxhuar plot 3 miliardë e 800 milionë euro vetëm për ndërtimin e rrugëve, paçka se rrugët tona të arta çahen, shemben e shkatërrohen që me shiun e parë.

Por ne mbajmë vendin e parë jo vetëm për kostot më të larta në ndërtim  e tyre, por edhe për pagesat  që qytetarët janë të detyruar t’u paguajnë konçensionarëve (klientëve të qeverisë), sa herë duan të hapet trau e të udhëtojnë nëpër ato rrugë.

Për ta patur më të qartë po ju sjell konkretisht tarifat me të cilat paguhen konçensionarët në vendet e Ballkanit Perëndimor:

Në Shqipëri, për çdo kalim në rrugën Thumanë – Kashar, paguhet mesatarisht 1 euro për çdo 8.4 km.

Në Maqedoninë e Veriut, paguhet 1 euro për çdo 23.8 kilometra të rrugës Gostivar-Kumanovë.

Në Serbi, segmenti Preshevë – Suboticë paguhet 1 euro për çdo 23.6 km rrugë.

Në Mal të Zi, 1 euro paguhet për çdo 14.2 km të rrugës Podgoricë – Matesevo.

Ndërsa në Bosnjë, rruga Banja Luka-Doboj ka një mesatare prej 1 euro për çdo 15 km rrugë.

Të parët për pagesat nga buxheti i shtetit, të parët për pagesat nga xhepat e qytetarëve, dhe të fundit në cilësinë edhe qëndrueshmërinë  e tyre

Kartel apo qeveri që mbron interesat e qytetarëve?!

Çfarë është kjo e jona …?

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎Country ලව Example Toll Route Average Cost (per 1€) Albania Thumanë- Kashar 1€ per 8.4 km .............- Serbia اي 1€ per Preševo- Subotica 23.6 km North Gostivar- Macedonia 1€ per Kumanovo 23.8 km Bosnia & .......... Herz. 1€ per Banja Luka- Doboj 15 km Montenegro 1€ per Podgorica- Mateševo 14.2 km‎"‎

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *