“Jeni komunistë” – Po Samiri, Çeti dhe Bashkimi, a janë oligaarkë, zoti Rama?
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë ditës së sotme, se në Shqipëri, nuk ka oligarkë.
Sipas tij, ata që e thonë një gjë të tillë, janë komunistë.
Por çfarë është një oligark?
Oligark është një person shumë i pasur dhe me ndikim të madh, zakonisht në ekonomi dhe politikë, që ka fuqi disproporcionale mbi vendimet e një shteti ose sistemi.
Termi vjen nga koncepti i oligarkia — një formë qeverisjeje ku pushteti kontrollohet nga një grup i vogël njerëzish.
Me fjalë të thjeshta:
Një oligark është:
-shumë i pasur
-me lidhje të forta politike
-që ndikon në vendime të rëndësishme të shtetit
Tani a ka të tillë në Shqipëri, meqë Rama pretendon se jo?
Sigurisht që po, pasi është në sytë e të gjithëve, që Shqipëria kontrollohet nga tre apo katër biznesmenë të fuqishëm, të cilët ndikojnë direkt në vendimet e Qeverisë, që nga ndërtimi i rrugëve, deri tek aeroportet.
Mjafton, fjala vjen, të shohësh përgjimet e Belinda Ballukut, se si favorizohej biznesmeni Bashkim Ulaj për Thumanë-Kashar.
Për të mos folur pastaj për dy oligakrkët e tjerë të mëdhenj në Shqipëri, Samir Mane dhe Kastrati, që kontrollojnë rrugët, detin dhe ajrin, dhe që i shkojnë dhe në zyrë Ramës, herë pas here.
Madje dalin dhe në revistën Forbes si miliarderë.