28 Mars, 2026

Ish-ministri socialist shpërthen ndaj Ramës: Përbindësh që shkatërroi PS-në, s’duhet të heshtim më

 Ish-ministri socialist shpërthen ndaj Ramës: Përbindësh që shkatërroi PS-në, s’duhet të heshtim më

Mos dorëheqja e ATIJ: “urrë  e rrezuar” qe largon dhe pengon  integrimin tone evropian

Nga Arben Malaj

Apel publike jo vetëm për anëtarët e KPD-së- 2026.

“Unë i ndërroj partitë për të mbrojtur parimet e mia,  nuk i ndërroj parimet për të mbrojtur partinë”. Ëinston Churchill,.Në këtë apel në thelb atdhedashës i jam përmbajtur me thjeshtësi këtij parimi ndriçues që duhet të jetë busulla e çdo shërbyesi publik.

Njëkohësisht, jam vetë- ndërgjegjësuar për risqet e rritura kërcenuese ndaj demokracisë edhe nga dy apele të personaliteteve  që më kanë frymëzuar për t’i drejtuar këtë thirrje publike forumeve të Partisë Socialiste:

(i) Konstatimi i Ajshatnjit se : “Bota nuk është një vend i rrezikshëm për shkak të atyre/ATIJ që bëjnë të keqen, por për shkak të atyre që rrinë e vështrojnë pa bërë asgjë.”

Ky mesaxh është një goditje ndaj heshtjes sonë kolektive.

Nëse PS-ja është shndërruar në një model autokratik, kjo nuk ka ndodhur vetëm prej vullnetit të babëzitur të ATIJ, por sidomos prej heshtjes komprometuese të “njerëzve të mirë” brenda saj, të cilët nuk reaguan/reagojnë kundër atyreATIJ që bëjnë të keqen. Giloxofi grekë Seneca qartëson se shumë pak janë skllever te vertetë;  shunica janë skllever vullnetare.

(ii) Vdekja e Demokracisë pa Tanke: “Në vendet ku qytetarët binden se vota e tyre nuk vlen më, autokracitë nuk vijnë me tanke, por përmes apatisë dhe dorëzimit.”

Prof Snyder . I shkencave politike ne Yale University, paralajmëron se rreziku më i madh nuk është dhuna fizike, por bindja e kultivuar se ndryshimi është i pamundur.

Kur qytetari dhe anëtari i thjeshtë i partisë i vete dorezohen dorëzohen, “aristokracia” e re e korruptuar nuk ka më nevojë për forcë, pasi e ka vrarë shpresën.

Në librin e tij bestseller, “On Tyranny: Tëenty Lessons from the Tëentieth Century”, Prof. Snyder argumenton se tirania moderne/neo autoritarizmi nuk vjen më me marshime ushtarake apo grushte shteti të dhunshme, por përmes “dorëzimit paraprak” të qytetarëve dhe gërryerjes graduale të institucioneve, kur njerëzit heqin dorë nga besimi te vota dhe e vërteta.

Analiza e mëposhtme ndahet në dy pjesë: (i) Dështimet e ATIJ si kryetar i PS-së për 21 vite dhe (ii) dështimet e kushtueshme të ATIJ  për rreth 14 vite si Kryeministër i babëzitur në qeverisjen e vendit.

PJESA I: Profili si Kryetar i PS-së dhe asgjësimi i demokracisë partiake përfshinë:

(i) Gjenezën  e Korrupsionit dhe vjedhjes së Pronave: Që në hapat e parë, AI konturoi profilin e tij përmes korrupsionit në investimet e dikastereve, mos kompensimit të pronarëve dhe keqpërdorimit të pronave publike për interesa klienteliste;

(ii) Mentaliteti “L’État, c’est moi” (Shteti jam unë): Qeverisja me “spatë në dorë” që nga Bashkia ishte prova e një mentaliteti antishtet, ku vullneti personal mbivendoset egërsisht mbi institucionet:

(iii) Mungesa e Qelizave Shtetformuese: AI ka konfirmuar në çdo post se nuk zotëron asnjë qelizë shtetformuese.

Ai udhëhiqet nga makiavelizmi: “Më mirë të më kenë frikë se sa të më duan”, duke shkelur ligjet për hir të fuqisë;

(iv) Vrasja e Demokracisë së Brendshme: AI  eliminoi me vetëdije garën dhe proceset konkurruese brenda PS-së. Përjashtoi mijëra socialistë të ndershëm si “xhaketa të vjetra”, dhe i zëvendësoj  me “xhaketa të lyrosura” nga yndyrat e lyrshme nga  babëzia;

(v) Shpikja e “Rilindjes” si Model Autokratik: Si lider i imponuar, ai tjetërsoi simbolet e PS-së duke krijuar “Rilindjen” — një strukturë që promovon vetëm të fortët dhe besnikët e verbër, duke e kthyer misionin demokratizues në një sekt autokratik;

(vi) Lufta ndaj Sindikatave: AI është i vetmi lider i të majtës që luftonte rolin kontrollues të sindikatave, duke u bërë thirrje bizneseve italiane: “Hajde investoni në Shqipëri sepse aty nuk ka sindikata”, pra hajde i shtypni punëtorët shqiptarë dhe te huaj si dikur skllevërit;

(vii) Kriminalizimi i Përfaqësimit:

AI  është i pari lider që zëvendësoi njerëzit me integritet me individë me CV kriminale. Dekriminalizimi, hetimet dhe arrestimet e kryetarëve të bashkive e ministrave “dardha-ngënës” janë dëshmia e këtij zëvendësimi deri kriminal,

(viii) Pazari i Kushtetutës 2008: Ndryshimi i Kushtetutës në historinë tonë politike do te mbetet nje njollë e zezë, “Pazar” me i pa moralshëm  vetem për mbijetesë  personale”

Përmes tij, AI në bashkëpunim të përhershëm me ATE nga PD, i ktheu partitë në prona private të kryetarëve.

Jam me ndërgjegje të pastër që nuk votova pro “ndryshimeve vrastare të demokracisë”, edhe pse e dija se do të paguaja një çmim personal.

Cdo lider lë pas trashgimnine e tij.

Trashëgimia e ATIJ si lider i Rilindjes do të jetë e turpëruese, por jo vetëm për të.  AI do të lë pas: një parti pa shpirt demokratik dhe një parti-shtet që është pengesa kryesore e integrimit evropian.

Kjo sepse AI ;

(a) i shndërroj partinë në

SHPK;

(b) vrau demokracine e

brendeshme, vrau

mendimin ndryshme

apo alternativë;

(c) shkatërroj meritokracinë

duke zvendesuar

socialistët dhe cdo

shqiptare me integritet

me manikinët e tij

verbër dhe të babëzitur;

dëmtoj rëndë profilin dhe kontributin e PS-së  parti  me demokraci te brendeshme dhe modernizuese nga nje parti me fokusin sherbëtorë për kohezionin dhe solidaritetin social tek  parti-shtete në shërbim të oligarkeve.

PJESA II: 14 Vite Kryeministër – Bilanci i Dështimit dhe Gropat Financiare

Agresiviteti ndaj Qytetarit: Mungesa e kohezionit social shfaqet te burgosja për faturat e dritave, rrëmbimi i pronës pa kompensim dhe prishja e shtëpive në mes të dimrit pa krijuar skemën e mbrojtjes sociale ku perfshihene drejta për ujë, bukë, ushqime.

Kryeministri “Shtegtar” dhe Gropat e Zeza: Mungesa në detyrë: AI mburret me udhëtimet, por ai është i pari kryeministër që mungon dhe ka deleguar drejtimin e mbledhjeve të qeverisë deri edhe në mënyrë të paligshme më shumë se cdo kryeminister tjetër.

Gropat Financiare: Ai ka krijuar gropën më të madhe në financat publike. Vendimet e Gjykatave Evropiane si rasti Beccetti me rreth 150 milionë eurosh, qindra milion euro në pritje ne GJEDNJ, milionat e eurova nga pushimet antiligjore  nga puna dhe hakmarrese jane deri milarda euro që do tju rëndojnë  brezave.

Bllokimi i Fondeve: Ai është  i vetmi Kryeministër në Ballkan që i janë bllokuar nga BE për disa vite  100% e fondeve IPARD. Shkaku korrupsioni dhe babëzia.

Korrupsioni Infrastrukturor: Miliarda euro të vjedhura tek AKSHI dhe miliarda fonde  rrugë të shkatëruara njëkohësisht në të gjithë territorin e vendit  që po shkatërrohen nga “ujërat e zeza” të korrupsionit.

AI ka reduktuar me shume se kushdo kryeministër tjetër kontrollin qytetarë dhe parlamentarë të “fondeve të zeza” duke rritur tenderat sekrete dhe aktet normative. prova të qeverisjes së babëzitur dhe të kriminalizuar.

Pandëshkueshmëria e “Kryebariut”:

Ndërsa një bari dënohet se djeg një kullotë me disa vite burg dhe miliona lekë,

AI/Kryebariu” ynë që djeg miliarda taksa nga babëzia, nuk mban asnjë përgjegjësi.

AI  instaloi modelin e hakmarrjes primitive ndaj cdo kritikuesi publik  dhe nëpërmjet  Partineriteteve Publije Private Preferenciale dhe “investiturëvë steategjikë” , krijojë oligarkët strategjikë.

Megallomania në Politikën e Jashtme: Kosova:

AI tentoj  “sistemin e kujdestarisë” duke atakuar liderët legjitimëte saj.

Projekti: “Shengeni Ballkanik” dhe “Ballkani i Hapur”, i shtyrë nga ëndra  shekspiriane për një ” Cmim Nobel” personal, tentoj të me shkembimin e territoreve ndhe të  hapte “Kutinë e Pandorës” që Evropa e kundërshtonte në mënyrë të pa negociushme.

Pasojat e kësaj megallomanie kulmuan me arrestimin Thacit, tek dera e avionit ku do të shkonte të nenshkruante shkëmbimin e territoreve.

Diplomacia e Batutave:

Ai shpesh zëvendëson etikën shtetërore me  sjellje pa etikë ndaj lidërve  të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare

Me  mendjelehtësi ai synonte ta kthente “Bordin e Paqes” në “Bordin e Turpit”, duke tentuar të turpëronte cdo kryetarë shteti në atë tavolinë që financonte Gjykatën e Hagës.

Sipas logjikes së ATIJ me të turpërueshmit duhet të ishin Liderët e Kosovës, që ë themeluan këtë gjykate.

Po Thaci, Jakupin, Selimi dhe….vunë të ardhmen e Kosovës mbi kostot dhe ambiciet personale.

Raporti me SHBA:

AI tentonte  të nxiste Presidentin Trump kundër prokurit të arrestimit të Thaçit pasi  prokurori Smith kishte hetuar edhe Trump.

Presidenti Trump dhe stafi i tij i politikave strategjike ka kohe që nuk dëgjojnë nga veshi ku nAI provokon me dijen e tij  provokuese

Legjacia e Autokratëve dhe Neo-Diktatorëve –

Sipas  inteligjencës artificiale, sipas simptomave të listuara, trashëgimia që lënë pas autokratët “modern: nuk është stabiliteti, por rrënimi nërmjet :

(i)Institucione “Fasadë”: Ngrehina që funksionojnë vetëm si zyra të noterizimit të vullnetit të liderit;

(ii) Kriminalizimi i Meritokracisë:

Zëvendësimi i  meritës me manikinizmin dhe idividët me CV-të kriminale:

(iii)  Gropa financiare varfëruese;

Izolim dhe varfërim përmes bllokimit të fondeve te BE dhe gjobave miliarde nga GJEDNJ;

(iv) Vakuumi pas Rënies: individet antishtet  lënë pas një “gropë të zezë” politike financiare dhe shpirtërore si litari  i të mbyturit politike,  për rikthim plotë urrejte.

Rruga e vetme që i mbetet ATIJ për të shpëtuar nga kjo trashgiminia turpëruese  është vetëm dorëheqja.

Kjo  sepse AI me vetdije dhe nën e  efektet e perbindëshit të babëzisë e shndërroj PS dhe qeverisjen e shtetin në “SHPK.

Churchill i cili i mbrojti parimet duke sakrifikuar partinë jam i që bindur që edhe përpara kësaj mbledhje do ti ketë dërguar ATIJ ca”këshilla dorëheqëse,” por që ndoshta fatkeqësisht edhe  mund edhe të vonohen se Diella ka disa javë në “vetë-distancim higjenik”.

Shenim sqarues per gjuhen e apelit publik me përemra.”

Në rrugëtimin tim drejt mbrojtjes së parimeve, më ka mahnitur gjithmonë stili i shkrimtarit Koço Kosta dhe guximi i tij në mesin e viteve ’80 me novelën ‘Për vete, ata të dy e të tjerë’, botuar në revistën ‘Nëntori’.

Përdorimi gjenial i përemrave në vend të emrave nuk ishte thjesht një zgjedhje stilistike, por një mjet mbrojtës për të goditur fenomenet e diktaturës pa përmendur emrat e diktatorëve.

Ishte një vepër aq tronditëse për regjimin, sa jo vetëm që ia ndaluan botimin e pjesës së dytë, por urdhëruan grisjen e pjesës së parë nga revista.

Ky akt i ‘grisjes’ së të vërtetës mbetet edhe për mua simboli më i pastër i luftës mes integritetit të individit dhe babëzisë së pushtetit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *