28 Mars, 2026

Ish-ministri socialist ndjek Big Brother: Ja kë të votoni, Llakatundi ka nxjerrë gjithmonë talente

 Ish-ministri socialist ndjek Big Brother: Ja kë të votoni, Llakatundi ka nxjerrë gjithmonë talente

Ish-ministri socialist Arben Malaj tregon se është mbështetës i këngëtarit të muzikës popullore, Kristi Lamaj, në “Big Brother VIP”. Ai tregon se Kristi është nga zona e Llakatundit dhe Malaj ka pasur njohje me familjarët e tij.

Sipas ish-ministrit, zona e Llakatundit në Vlorë ka nxjerrë gjithmonë talente në nivel kombëtar, që nga Aurela Gaçe, te Gjinovefa Rredhi e Lefter Simoni.

“Votoni Kristin!

Krenare për Kristin, për talentin dhe mençurinë e tij. Jam rritur me familjarët e tij si shokë shkolle dhe punëtorë ne bujqësi.

Llakatundi ka nxjerrë gjithmonë talente ne nivel kombetarë nga Aurela Gaçe, te Gjinovefa Rredhi e Lefter Simoni”, shkruan Arben Malaj, duke bërë thirre që në Big Brother” të votohet për Kristin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *