Ish-i përndjekuri kujton përjashtimin e tij nga PD: Më mori Muli në telefon, më tha s’je më anëtar i PD, i shkrova Bashës, Berishës, Imamit, Jozefinës…asnjë përgjigje!
Kujtim Cekani, një ish-i persekutuar politik, tashmë në diasporë, duke marrë shkas nga vala e shkarkimeve në PD, kujton historinë e tij të përjashtimit, diku nga viti 2018, kur ai publikisht shpërndau në rrjetin e tij social facebook, fjalin kritik të Ibsen Elezit në forumet drejtuese të Partisë Demokratike.
Por, atë ditë, mori një telefonatë nga Flamur Noka që i tregonte se po mbështeste socialistët, pasi Ibsen Elezi fliste në emër të tyre. “I thashë se me atë fjalim më përfaqësonte dhe mua”, kujton Kujtim Cekani, njeriu që në kohën e komunizmit, kur ishte një I ri vetëm 15 vjeçar, përjetoi si fëmijë torturat e komunizmit, vetëm se I thoshin “bir kulaku”.
Tani, në realitetin e ri, në 2026, duket se historia për të përsëritet.
“Në zyrën gri të partisë më thërret, Flamur Noka, me sy që s’shohin drejt. “Është urdhër i lart’, s’është dëshirë e ime: Ti s’je më në PD, kështu shkruan emri yt mbi një letër”, kujton Cekani fjalët e Flamur Nokës.
“Letër nga kush”?, – I them dhe shtangem.
“E ka sjell kryetari nga Librazhdi, thuhet se punon për Taulant Ballën”.
Qesha me dhimbje.
“Po s’e kam parë kurrë nga afër Ballën! Kam ardhur nga Italia, çdo zgjedhje kam qenë, kam mbajtur flamurin, kam ngritur zërin, jo për t’u bërë vegël e një intrige të pistë, por për të besuar në një parti që s’ka më fytyrë”.
Sytë i ul Flamuri, fjalët i ngelën në grykë. “S’di ç’të them… kështu është urdhri”.
Dal nga zyra, e bëj një foto si kujtim, jo për krenari, po për të mos harruar turpin.
Te dera më ndesh Berti (Bert Avdyli).
“Ç’ke”? Më thotë.
“Çfarë kam? Më përjashtuan si në kohë të Enverit, partia është bërë pronë private, plot me spiunë e bij komunistësh, që na përzënë ne të vërtetët”!
I shkruaj Bashës, Berishës, Imamit, edhe Jozefinës, por heshtje, veç heshtje. Zgjedhjet kalojnë, dhe unë iki përsëri, me dhembje, me mall, me një plagë që nuk mbyllet.
Nga 2013-a s’kam reshtur së shkruari, që Lul Basha është palë me Edi Ramën. Më quanin të çmendur, më bllokonin miqtë, por sot ku janë ata që më shanin? Ku e keni Lulushin, ku e keni Partinë? A s’ju thashë që është si Enveri, dhe më keq. Ai që më përjashtoi, tani është vetë i përjashtuar, (kur e përjashtoi Basha), ai që mbolli përçarjen, tani korr harresën.
Dhe unë pyes: Çfarë keni ju më shumë se unë, që u mbështollët me flamurin e Partisë? Pse kontributi im është më pak se një thashethem? Por historia nuk mbaron, ajo sapo ka nisur. Dhe ata që përjashtuan, do përjashtohen vetë nga kujtesa.
Historia vazhdon… Përjashtimet vazhdojnë…’, shkruan Kujtim Cekani duke kujtuar episodin e tij të përjashtimit.