28 Mars, 2026

Irani nis planin “Madman” kundër SHBA-ve dhe Izraelit

 Irani nis planin “Madman” kundër SHBA-ve dhe Izraelit

Autoritetet iraniane kanë zhvilluar një operacion të quajtur “Madman” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, raportoi The New York Times, duke cituar burime anonime.

Sipas gazetës amerikane, plani u përgatit pas luftës 12-ditore, kur udhëheqja e Republikës Islamike filloi të shqyrtojë mundësinë e një përballjeje të re.

Burimet thanë se qëllimi i operacionit është ta bëjë konfliktin sa më të kushtueshëm jo vetëm për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe për vendet arabe të rajonit.

Sipas raportit, operacioni është konceptuar në disa faza. Në fazën e parë parashikohen sulme ndaj Izraelit; në fazën e dytë sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në vendet arabe.

Ndërsa në fazën e tretë, Irani synon të godasë objekte civile, përfshirë aeroporte, hotele dhe ambasada.

New York Times thekson se, sipas burimeve të saj, Irani ka filluar tashmë zbatimin e këtij plani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *