28 Mars, 2026

Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të shtabit të ushtrisë

 Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të shtabit të ushtrisë

Agjencia zyrtare IRNA thotë se shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, Abdul Rahim Mousavi, dhe Ministri i Mbrojtjes Aziz Nasirzadeh u vranë në sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën.

Irani ka konfirmuar gjithashtu vrasjen e udhëheqësit suprem Ali Khameneit, këshilltarit të tij të sigurisë, Ali Shamkhani, si dhe komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare Islamike IRGC-së Mohammad Pakpour.

IRNA tha se u vranë edhe komandantë të tjerë të forcave të armatosura dhe se emrat e tyre do të shpallen më vonë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel, tha se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në “goditjen hapëse” të operacionit ushtarak kundër Iranit.

“Tirani Khamenei u eliminua në goditjen hapëse të Operacionit dhe bashkë me të figura të tjera të larta në fortesën terroriste iraniane”, tha Katz në X, duke shtuar, “drejtësia u bë dhe boshti i së keqes pësoi një goditje fatale”.

Shumë media shtetërore iraniane kishin konfirmuar vdekjen e Khameneit më parë, disa orë pasi zyrtarët amerikanë dhe izraelitë deklaruan se ai ishte vrarë në sulmet e tyre të përbashkëta që synonin regjimin e tij.

Katz shtoi se vendi i tij do të “vazhdojë të veprojë me të gjitha fuqitë tona për të mbrojtur Shtetin e Izraelit”.

Si SHBA-të ashtu edhe Izraeli kanë treguar se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë.

Një burim izraelit i tha CNN se vendi po përgatitet për disa ditë sulmesh dhe “edhe më shumë nëse është e nevojshme”, dhe në një postim të së shtunës në Truth Social, Trump shkroi se “bombardimet e rënda dhe të sakta” do të vazhdojnë “të pandërprera gjatë gjithë javës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *