28 Mars, 2026

Irani i përgjigjet SHBA-ve: kërkon kompensim dhe kontroll mbi Hormuzin

 Irani i përgjigjet SHBA-ve: kërkon kompensim dhe kontroll mbi Hormuzin

Irani ka dorëzuar zyrtarisht përgjigjen e tij ndaj një propozimi me 15 pika të Shteteve të Bashkuara përmes ndërmjetësve, raportoi agjencia gjysmë-zyrtare Tasnim, duke shtuar se Teherani është në pritje të reagimit nga Washingtoni.

Sipas raportimit, përgjigja iraniane kërkon përfundimin e asaj që e quan “agresion armik”, garanci konkrete që lufta nuk do të përsëritet dhe përcaktimin e qartë të kompensimeve për dëmet e shkaktuara.

Një tjetër kërkesë kyçe është njohja e sovranitetit të Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, të cilin Teherani e konsideron si një të drejtë ligjore që duhet të mbetet në fuqi.

Burimi i cituar shton se përgjigja është dorëzuar një natë më parë përmes ndërmjetësve dhe përfshin gjithashtu kërkesën që çdo armëpushim të përfshijë të gjitha grupet në rajon që kanë marrë pjesë në konflikt.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se Teherani e sheh propozimin si një dokument që i shërben vetëm interesave të SHBA-ve dhe Izraelit, duke e cilësuar atë “të njëanshëm dhe të padrejtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *