Historia tragjike e djalit të Mehmet Shehut
Nga Mitro Çela
Lad Shehu!
Në restorant Kings-Tiranë janë ekspozuar disa artikuj të vjetër.
Mes tyre një radjo “Iliria”.
Bëra një foto, dhe “ndolla” kujtimet.
Viti 1975. Gazetar tek “ZP”. Me shërbim në Durrës.
Shkova në URT. Roja më tha:
-Të pret në zyrë kryeinxhinieri.-Dhe shtoi nën zë: Është Lad Shehu, djali i shokut Mehmet!
Një stdio me dy tre tavolina. Ladi po punonte mbi një projekt me kompast në duar.
-Ulu Mitro. Të kam lexuar ndonjë shkrim.
Nuk më pëlqejnë. Më duket sikur ke marrë hua stilin nga romani sovjetik “Si u kalit çeliku”.
-Ke bërë fakultetin e gazetarisë?
-Jo. Jam ekonomist.
-Në universitet fitova dy gjëra.
Së pari, diplomën e inxhinierit elektronik.
Së dyti u dashurova me Bardhën. U martuam dy vite më parë. Kemi një vajzë.
-Shtëpinë e ke në Tiranë. Punën në Durrës. Pse nuk trasferohe, tani që je edhe baba?!Të flas unë me babanë,-shtova me humor.
Qeshi.
-Disa muaj më parë qeveria nxori një vendim: uzina të shkojë në Tiranë.
Fola me babanë. Argumentova. E binda pse URT duhet të jetë në Durrës.
-E dua uzinën. Sot e vogël. E varfër. Por nesër do jetë moderne. Kam disa projekte. Do prodhojmë radjo. Televizorë bar dhe zi në fillim. Më von me ngjyra. Do kemi mbi 700 punëtorë.
-Bëjmë një vizitë në repartet e uzinës. Pastaj hamë drekë bashkë.
Kemi hapur një menxë të vogël për punëtorët. Do kem edhe një suprizë për ju.
Uzina ekzistonte vetëm në fantazinë e kryeinxhinierit. Nuk mbajta asnjë shënim.
U ulëm në tavolinë. Një pjatancë e mbuluar. E hapi.
-Vjet isha për specializim në Kinë.
Isha në një uzinë si jona. Edhe ajo në rritje. Bashkëpunim me një kompani gjermane.
Më thotë shoqëruesi kinez:
-Ten Siao Pini ka thënë: “Nuk ka rëndësi ngjyra e maces. Rëndësi ka të hajë minj. “ Dhe Kina ka filluar të “importojë” teknologji nga Evropa. Anglezët, gjermanët, francezët po investojnë në Kinë.
Me kinezë u ulëm në menxë. Mes të tjerave kishte edhe karkalecë.
Unë i kisha parë në Durrës. Por nuk i hanim. I kapnin peshkatarët dhe shkonin ushqim për derrat.
Kur u ndamë i kërkova një shkrim për gazetën. Pranoi.
Ditën e botimit u diskutua për honorarin.
-Nuk ka nevojë djali i kryeministrit për honorare.- Tha Agim Popa, kryeredaktor i gazetës.
-Vuri honorar, ndërhyri Petrit Çani.- E ëma, Fiqiret Shehu është si gjirokastrite.
Dhe Ladi erdhi në redaksi. I mori paratë?!
Në vitin 1981 Mehmet Shehu vrau veten (varianti zyrtar. Por e vërteta “fshihet”.)
Ladin e internuan në Gramsh.
Për hir të familjes bëri divorc me gruan.
Bardha mbeti me dy vajzat.
Në janar të vitit 1982 Ladi u gjet i vdekur. Dikush tha u var. Një tjetër shtoi e zuri korenti. E vërteta fshihet. Sepse në diktaturë e vërteta -vret?!
Shënim.
Në vitin 1995 Ezmerka fillojë punë në INSIG.
Në zyrë kishte shoqe Bardhën. Më tregonte:
-E bukur. Fisnike. E mënçur. Buzëqesh. Por duket sikur fsheh një mister. Nuk flet për të kaluarën.
Nuk u martua. Vajzat shkëlqejnë në shkollë.
Universitetin e bënë në Suedi…