28 Mars, 2026

Gjermania 536 mln euro për dronë ‘kamikazë’

 Gjermania 536 mln euro për dronë ‘kamikazë’

Qeveria gjermane planifikon të porosisë dronë sulmues me vlerë 536 milionë euro (rreth 638 milionë dollarë) nga startup-et gjermane Helsing dhe Stark Defence, në kuadër të përpjekjeve për riarmatimin e vendit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Siç shkruan The Economic Times, kontratat për armë ajrore pa pilot, të njohura ndryshe si dronë kamikazë, pra që qëndrojnë pezull mbi zonën e objektivit përpara se të godasin, janë pjesë e një marrëveshjeje kornizë më të gjerë me vlerë 4.3 miliardë euro.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Reuters, kontratat pritet të miratohen formalisht nga Komisioni i Buxhetit i Bundestagut, dhoma e ulët e parlamentit gjerman.

Lajmi u raportua fillimisht nga revista Spiegel.

Dronët do të përdoren fillimisht për të mbështetur Brigadën e 45-të të Tankeve të Gjermanisë, e cila është e dislokuar në Lituani, në kuadër të forcimit të krahut lindor të NATO-s. Sipas dokumenteve, kontratat me dy kompanitë do të kenë një afat prej shtatë vitesh, ndërsa dërgesa e parë e dronëve është planifikuar të realizohet në fillim të vitit 2027.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *