Gazetari shqiptar, thirrje popullit të Gazës: Refuzojeni Ramën, ai veç drogë sjell
Shqipëria është bërë pjesë e “Bordit të Paqes” dhe do të kontribuojë në Gaza me ushtarë.
Kryeministri Rama, në fjalimin e tij tha se Shqipëria është gati të ofrojë edhe para dhe arkitektë për Gazën.
Por gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, ka një thirrje për popullin e Gazës.
“Kam një thirrje për popullin e Gazës!
Shok, mik, vëlla, motër, zonja dhe zotërinj!
Nuk më njihni e nuk ju njoh dhe ka gjasa që rastësia nuk do të na takojë kurrë nga afër. Megjithatë, si njeriu – njeriut, po ju them: Nëse vijnë këta arkitektët e Ramës, mbylleni qiellin, tokën dhe detin.
Shpallini non grata. Kjo është një çështje me rëndësi vendimtare. Dijeni se këta janë specie që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse pordhë me rigon të financuar nga trafikantë droge.
Nuk bëjnë asgjë tjetër veçse apartamente që mund të blihen nga trafikantë droge. Dhe nëse nuk gjejnë trafikantë droge mjaftueshëm të numërt, i mbajnë apartamentet bosh.
Dhe vini re se ne shqiptarët, nëse nuk shesim drogë, kemi mundësi të emigrojmë për t’i shpëtuar modelit ekonomik drogë-beton të këtyre.
Ju nuk keni viza dhe nuk keni ku të shkoni kështu që zgjidhja e vetme, mos i qasni këta, mbyllini kufijtë, refuzojani vizat, shpojini gomat e makinave, hidhini ujë në benzinë, bëni gjithçka mundeni që të shpëtoni”, shkruan ai. (Thuaje.al)