28 Mars, 2026

Gazetari – deputetit socialist: Je me një apartament në Tiranë pa parking, turp që mbron këta hajdutë

 Gazetari – deputetit socialist: Je me një apartament në Tiranë pa parking, turp që mbron këta hajdutë

Gazetari Reldar Dedaj ka replikuar me ish-deputetin socialist Petro Koçi. Duke iu drejtuar Koçit, Dedaj tha se PS dhe kjo qeverisje nuk mund të mbrohen, pasi kërkojnë njerëz të nënshtruar.

Reldar Dedaj: Je dhunuar, je sharë, je anatemuar dhe në fund farë je me një apartament në Tiranë, pa parking! Je i vetmi ish-ministër që ka pas PS që s’ka parking për makinën në Tiranë, kurse të tjerët kanë vila në bregdet. Po të kishte moral Rama nuk shkatërronte njerëz me vlera dhe t’i hiqte kështu. Prandaj kjo parti nuk mbrohet…Kjo qeverisje nuk mbrohet.

Petro Koçi: Nuk e kishte personale me mua Edi Rama

Reldar Dedaj: Nuk e ka, do njerëz që i nënshtron, do njerëz që i dhunon.

Petro Koçi: Ata me mandate i nxori në listë të hapur. E vetmja vërejtje është për manovrën te njësia 6.

Reldar Dedaj: Keni parë çfarë Parlamenti ka?! Parlament që s’mendon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *