28 Mars, 2026

Frymëmarje për botën: Një goditje e rëndë për Donald Trump, nga Gjykata e Lartë

 Frymëmarje për botën: Një goditje e rëndë për Donald Trump, nga Gjykata e Lartë

Gykata e Lartë e SHBA-së ndalon tarifat globale të Trumpit!

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka marrë një goditje të rëndë juridike kundër politikave të tij të ekonomike: Supreme Court, gjykata më e lartë e SHBA-së, ka shfuqizuar tarifat e gjithanshme globale të qeverisë amerikane.

Gjykata e Lartë theksoi se tarifat e Trumpit nuk janë të ligjshme dhe baza ligjore e dhënë nga Presidenti i SHBA-së nuk mund të zbatohej në këtë rast, njofton revista gjermane Der Spiegel.

Gazeta News York Times shkruan se Gjykata e Lartë vendosi të premten se presidenti Trump tejkaloi autoritetin e tij kur vendosi tarifa gjithëpërfshirëse mbi importet nga pothuajse çdo partner tregtar i SHBA-së.

Vendimi i gjykatës me 6 vota pro dhe 3 kundër ka pasoja të rëndësishme për ekonominë amerikane, konsumatorët dhe politikën tregtare të presidentit.

Administrata Trump kishte deklaruar se një humbje në Gjykatën e Lartë mund ta detyronte qeverinë të anulonte marrëveshjet tregtare me vendet e tjera dhe potencialisht të paguante rimbursime të majme për importuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *