28 Mars, 2026

Frika nga ndonjë sulm, rritet siguria për drejtuesit e SPAK: shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

 Frika nga ndonjë sulm, rritet siguria për drejtuesit e SPAK: shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Shtohen masat e sigurisë për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kryetarit aktual të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i janë shtuar dy truproja, duke e çuar në tetë numrin total të efektivëve që kujdesen për mbrojtjen e tij personale.

Ndërkohë, edhe ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, i janë shtuar katër truproja të tjera për sigurinë personale.

Shtimi i masave të sigurisë vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po heton një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke pasur në fokus figura të ndryshme të botës së krimit.

Vendimi synon rritjen e mbrojtjes për prokurorët dhe drejtuesit e kësaj strukture gjatë zhvillimit të këtyre hetimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *