28 Mars, 2026

Frika nga fqinjët, Serbia ndër 40 importuesit më të mëdhenj të armëve në botë

 Frika nga fqinjët, Serbia ndër 40 importuesit më të mëdhenj të armëve në botë

Serbia është renditur në vendin e 37-të ndër 40 importuesit më të mëdhenj të armëve në botë, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Kërkime mbi Paqen (SIPRI), i publikuar më 9 mars.

Sipas raportit, pjesëmarrja e Serbisë në importet globale të armëve është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në periudhën 2021–2025 ajo arriti në 0.6 për qind të importeve botërore, krahasuar me 0.2 për qind në periudhën 2016–2020, duke shënuar një rritje prej rreth 195 për qind.

Të dhënat tregojnë se Kina është furnizuesi kryesor i armëve për Serbinë, duke përbërë 61 për qind të importeve të saj, e ndjekur nga Franca me 12 për qind dhe Rusia me shtatë për qind.

Në nivel global, Ukraina kryeson listën e importuesve të armëve, me 9.7 për qind të importeve botërore. Pas saj renditen India me 8.2 për qind dhe Arabia Saudite me 6.8 për qind.

Raporti i SIPRI-t thekson gjithashtu se, pas Ukrainës, importuesit më të mëdhenj të armëve në Evropë janë Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *