Fjalimi pa kamera: Edi Rama “shpërtheu” kundër Spiropalit
Nga Habjon Hasani
Tenxherja me fasule, Elisa, Rrapi!
Ne menyre te paprecedente; pasi u larguan kamerat nga Asambleja e PS, ne gati gjysmen e fjalimit te tij, Rrapi foli direkt e indirekt per “vijen e gabuar ideologjike te Elisa Spiropalit”.
Verej qe mediat dhe keta stjuardesat e studiove e trajtojne me mentalitet instagrami ate qe ka ndodhur; duke komentuar se si gjasme Belinda po kap dhe Shkodren; apo kur transferimi elektoral i Elises komentohet me te njejtin fjalor dhe mentalitet vulgar njesoj sic komentohet transferimi nga burgu i Durim Bamit.
Ne fakt ajo qe po ndodh ne PS nuk ka kurrefare lidhje me ndonje ngarkese te Rrapit ndaj Elisa Spiropalit ne nivel personal.
Ajo qe po ndodh eshte se Rrapi po e trajton Elisen si nje instrument per te shnderruar ne fasule te gatuara gjithe kasten drejtuese te Partise Socialiste.
Rrapi e di se ata anetaret e asanmblese; enturazhi pertej tyre apo dhe garda e tij mediatike; ndonese i mbajne ison publikisht; ata kur shkojne ne shtepi te grate ose kur meditojne me veten; e denojne Rrapin per kete qe po ben me Belinden dhe partine.
Ata po mbajne presion dhe Rrapi me intuite e di se ky lloj kumari ka vetem dy skenare:
-Tenxherja me fasule do shpertheje nje dite
Ose
-Fasulet do shperbehen brenda tenxheres; do depersonalizohen dhe do gelltiten
Ne kete kumar qe po luan Rrapi; ekziston nje risk shume i madh per te; sidomos ne kushtet kur ai ka info te sakte se gjermanet nuk bejne asnje hap pas dhe se pas mbrojtjes se imunitetit te Ballukut ai konsiderohet zyrtarisht si “Mobster” nga gjermanet dhe jo si kryeminister.
Ky presion nga Berlini sjell riskun qe ajo filetoja e gomes qe bashkon kapakun me tenxheren e presionit te pesoje ndonje te çare ne kete moment dhe kjo i shkaterron Rrapit kumarin e tij me BE dhe me fasulet qe ka ne parti.
Nese ndodh kjo e çare ne fileton e gomes ato fasulet e depersonalizuara kthehen ne faktor force dhe avulli ja percellon fytyren Rrapit nese tenxherja shperthen.
Kaq eshte i gjithe problemi i Rrapit me Elisa Spiropalin.
Ajo per Rrapin eshte instrumenti qe i sherben atij qe pjeses tjeter te fasuleve t’i tregoje se nuk do te kete asnje te papritur ne fileton e gomes se tenxheres.
Pra po u thote fasuleve se une do t’ju shkrij dhe do ju shperbej dhe mos mendoni se do shpetoni.
Fasulet ne kete moment jane te tmerruara te perçudnuara; por ato vet s’kane as forcen e as integritetin per te reaguar.
Rrapi nuk ka asgje personale me Elisa Spiropalin; madje ai e di absolutisht shume mire se nese ndodh qe atij i shket kemba; keta qe heshtin sot do jene te paret qe do e therin dhe gjasat jane qe ajo Spiropali do e marre ne mbrojtje pas kesaj. Rrapi e di shume mire kete gje; sepse e njeh shume mire Elisen.
Me qendrimin qe mbajti per Ballukun; Rrapi ka vetem nje armik real; ky armik eshte konceptual dhe karakterial:
Pas imunitetit te Ballukut; Rrapi i ka shpallur lufte Integritetit; per pasoje i ka shpallur lufte secilit individ qe zgjedh integritetin dhe jo ate.
Nuk eshte personale me Elisen. Ajo zgjodhi integritetin dhe ai thjesht po ndjek lojen sepse ne kete moment integriteti eshte armiku me i madh i shokut Rrapi.
Kaq eshte konflikti i tij me Elisa Spiropalin.
Nga kjo pike mberritje, shfaqen ne horizont dy perspektiva te qarta:
-Rrapi po e trajton Spiropalin me te njejtin mentalitet qe Nano e trajtonte dikur Rrapin ne vitet 2003-2005. Goditje ne konjukture, asamble, apo dhe goditje nga zarat mediatike.
-Rrapi po luan kumarin e tij te fundit, me Bashkimin Evropian dhe me fasulet ne tenxhere; ai ka zgjedhur kumarin sepse ne psikozen e tij ai nuk njeh fare institucione apo sistemin; kumari eshte rrjedhoja me logjike e psikes se tij; kush priste ndryshe eshte budalla. Shtuar kesaj dhe patologjine e fronit, patologjine e dikujt qe pas shume vitesh qendrimi ne krye, behet femije dhe nuk arrin me te ndaje deshiren me mundesine.
Tani le te marrim kokoshkat e te shohim si do shkoje fati i tenxheres dhe fasuleve; por te pakten deri ne kete moment dicka eshte bere shume e qarte:
Kasta drejtuese e PS eshte entitet qe ka vetem nje te perbashket: Mungesen e Integritetit. Vetem kjo i bashkon me njeri tjetrin, asnje kredo apo princip politik nuk i lidh ata.
Ne loje mbetet vetem per te pare, fasulet do shkrihen, apo do shperthejne aksidentalisht.