28 Mars, 2026

Fitore: Berisha i merr Bashës faqen e Facebook-ut

 Fitore: Berisha i merr Bashës faqen e Facebook-ut

Beteja disa vjeçare për drejtimin e Partisë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka marrë një kthesë përfundimtare, me tërheqjen e ish-kryetarit nga përdorimi i simboleve dhe logove zyrtare të kësaj force politike. Pas një përplasjeje të gjatë ligjore dhe politike, tashmë kontrolli mbi identitetin formal të partisë i është njohur zyrtarisht strukturës së drejtuar nga Berisha.

Partia Demokratike njoftoi se ka rimarrë administrimin e faqes në Facebook me rreth 320 mijë ndjekës, e cila deri më tani mbante emrin “Demokratët Euroatlantikë”. Kjo faqe, më herët, ka funksionuar me emërtimin “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Sipas njoftimit zyrtar, riaktivizimi i faqes origjinale vjen në zbatim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Vendimi Nr. 723, datë 11 qershor 2024, i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në deklaratë thuhet se emërtimi i përkohshëm “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet sërish në “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *