28 Mars, 2026

“Faza e mbrojtjes së hajdutëve” – Andi Bushati: Çfarë treguan deklaratat e Ramës përballë SPAK-ut

 “Faza e mbrojtjes së hajdutëve” – Andi Bushati: Çfarë treguan deklaratat e Ramës përballë SPAK-ut

Analisti Andi Bushati ka komentuar sot fjalimin e Edi Ramës, duke e cilësuar si aktin e parë real të kundërshtimit ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë në 10 vitet e fundit.

Sipas Bushatit, për herë të parë politika dhe juridiku janë shtrirë paralelisht, dhe Rama ka bërë të qartë se, sipas tij, hajdutët në këtë vend janë të mbrojtshëm.

Bushati thekson se kjo shënon sipas tij, një ndryshim të madh nga retorika e mëparshme, ku deri tani qëndrimi kryesisht ishte në fjalë dhe deklarata publike.

“Në fakt sot kemi një gjë të re, jo për dy muajt e fundit, jo për tre muajt e fundit, por për 10 vitet e fundit. Pra, sot ne kemi mbajtur shënim aktin e parë të kundërvënies reale të Ramës ndaj SPAK-ut dhe ndaj drejtësisë. Nuk duket shumë e re se ishte gjë e parashikuar, por deri tani ne ishim në kuadrin e fjalëve dhe të retorikës së kryeministrit.

Kurse sot kemi vendim dhe politik, dhe juridik. Pra, sot Rama ka thënë, nga sot e tutje, hajdutët në këtë vend janë të mbrojtshëm. Është kthyer miti i mosluftimit të pandëshkueshmërisë dhe sot kemi hyrë në këtë pikëpamje në një fazë të re. Kështu që kemi goxha të reja, pavarësisht se ishin të reja që i prisnim.

Po të parashutoheshe sot nga Marsi dhe të dëgjoje kryeministrin e Shqipërisë në argumentat që thoshte që pse gjykata dhe SPAK-u s’kanë të drejtë, , ti munde të, Rama mundej të të bënte për vete. Pse e them këtë? E them këtë sepse kjo nuk është një betejë bardhë e zi apo një betejë e engjëllit me djallin. Këtu fatkeqësisht janë djaj dhe Rama dhe SPAK-u. Dhe Rama, në fjalimin e sotëm, po ta vije re, ëhë, kishte gjetur disa pika ku SPAK-u vërtet mund të ketë çeduar.

Pra, çdo njeri me bonsens apo që i njeh pak procedurat, e di që për të kërkuar imunitetin ti nuk ke pse çon një dosje me 16.000 fletë. Kjo është propagandistike. Hapja përpara kohe apo dënimi me gjyq publik i atyre që do t’i fusësh në burg, edhe kjo është një taktikë që SPAK-u e ka bërë me Berishën, me Metën”,- deklaroi Bushati

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *