28 Mars, 2026

Evi Kokalari zbardh prapaskenat: Nderi që po iu bën Rama grekëve, në kurriz të Shqipërisë

 Evi Kokalari zbardh prapaskenat: Nderi që po iu bën Rama grekëve, në kurriz të Shqipërisë

Aktivistja e njohur Evi Kokalari, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadoren amerikane në Athinë, duke treguar disa detaje.

“Për të gjithë ju që u mbytët me një pikë ujë dhe keni tre ditë që komentoni ardhjen e Kimberly Guilfoyle në Tiranë dhe takimin e saj me Ramën: kjo vizitë ka të bëjë me linjën e transportit të LNG.

LNG do të thotë Gaz Natyror i Lëngëzuar. Është thjesht gaz natyror (kryesisht metan) që është ftohur në një temperaturë jashtëzakonisht të ulët, rreth -162°C (-260°F) — për ta bërë më të lehtë transportin dhe për ta kthyer nga gjendja e lëngshme në gaz kur arrin në destinacion.

Greqia firmosi një kontratë afatgjatë me një kompani amerikane për të qenë porti i hyrjes së LNG në Evropë.

Nuk është aspak normale që KG të vijë vetë në Tiranë për këtë, dhe langarosjet me klounin e Kryeministrisë s’do të thonë asgjë. Ashtu i puth të gjithë Kimberly, për më tepër kur vjen për të folur për biznese.

Nëse do të ngrini pikëpyetje, ngrini pikëpyetje për ata që janë të implikuar në këtë biznes (flas së pari nga ana e amerikanëve) dhe që lënë për të dëshiruar. Fusni këtu edhe Grenell që ka vite që flet për trasportin e LNG-së në Europë.

Si gjithmon, Rama do t’ju falë konçesionin e radhës — një kontratë për të blerë LNG, por pse duhet ta blejë LNG nga një kompani greke, e cila vetë e blenë atë pikerisht nga një kompani amerikane?

Edi Rama për hir të miqësive që do të krijojë, vazhdon të falë lekët e popullit. Po të kishte mend, do të ngrinte të njëjtat pikëpyetje si unë dhe do të shkonte direkt tek amerikanët, madje t’ju kërkonte shtetit amerikan para për investim të ndërtimit të një kantieri ku bëhet konvertimi i LNG ne gaz natural.

Ndërkohë, linjën e TAP e kemi, pra mund të ishim ne ata që e blenim nga kompanitë amerikane dhe ja shisnim shteteve të tjera në Europë.

Ta blesh nga greku do të thotë të shtosh koston për Shqipërinë dhe të mbushesh xhepat jo vetëm të grekut, por Grenellave dhe një tufë me të tjerë që e kanë shtyrë këtë mega-deal që është gjithashtu korruptive në natyrë.

Rama do bjerë dakort ta blej nga kompania greke sepse aty i bëjnë paratë amerikanët që e kanë shtyrë këtë kontratë LNG në Europë…dhe Rama si vetja i do të gjithë.

Me që ra fjala, kompania greke është nën investigim për korrupsion. Lidhjet e amerikanëve me kompaninë greke janë gjithashtu diçka që duhet analizuar në detaje dhe investiguar nga FBI etj”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *