Edi Rama krenohet: Shikoni çfarë kemi bërë në Përmet, është tjetër nivel
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga punimet që po bëhen në llixhat e Bënjës.
“Punimet në Banjat e Bënjës po vazhdojnë dhe shumë shpejt kjo pasuri e rrallë natyrore do të ofrojë standarde moderne, duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike dhe mjedisore që e bëjnë unike.
Zona parkimi e sistemuar, korsi biçikletash, ballkone panoramike mbi kanion, hyrje e organizuar, banja publike dhe qendër shëndetësore – një transformim i plotë që e çon turizmin në një tjetër nivel.
Aktualisht ka nisur edhe faza e arredimit, vendosjes së parvazëve të shkallëve dhe shtrimit të dyshemesë me dru dekorativ pranë vaskave, për një pamje më të bukur dhe në harmoni me natyrën.
Investimi i Qeverisë Shqiptare, i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkinë Përmet, po merr formë çdo ditë”, shkruan ai.









