28 Mars, 2026

Edi Rama – demokratëve: Po ndiqni një të lajthitur, do e shihni vitin tjetër se ç’do iu bëjmë

 Edi Rama – demokratëve: Po ndiqni një të lajthitur, do e shihni vitin tjetër se ç’do iu bëjmë

Edi Rama ka reaguar për protestën e një nate më parë të Partisë Demokratike.

Ai sulmon demokratët, duke thënë se po ndjekin një të damkosur dhe të lajthitur, duke iu referuar Sali Berishës, ndërsa paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme vendore, opozita do pësojë një humbje edhe më të rëndë.

“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe  djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!

Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!

Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur  rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *