E martuar me Ledion Liçon, Sara Hoxha filmohet në udhëtim për Shën Valentin me kunatin e Sandër Frangajt
Një video e siguruar nga TVA ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi janë “kapur mat” në aeroport trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha dhe Erion Gina, kunati i Sandër Frangaj, pronarit të TV Klan.
Pamjet janë filmuar në dalje të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza, teksa dyshja duket se po kthehej nga një udhëtim në Dubai, ku sipas burimeve, kishin udhëtuar për të festuar Shën Valentinin. Në video, ata shfaqen duke zbritur së bashku nga avioni.
Publikimi i pamjeve ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve, të cilët kanë komentuar praninë e tyre së bashku dhe udhëtimin romantik që përflitet se kanë zhvilluar.
Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me videon apo raportimet që po qarkullojnë në rrjet.
Kujtojmë që Sara Hoxha është e martuar me Ledion Liçon dhe kanë dy fëmijë bashkë.
Por prej muajsh përflitet se ata janë ndarë, edhe pse jo zyrtarisht me letra.