“E kishte qejf, do i blinte Mercedesin 100 mijë paund” – Kush është modelja shqiptare që “ra pre” e Epstein
Modelja e njohur shqiptare, Misse Beqiri është vënë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja dhe atyre shqiptare, jo vetëm për angazhimin e saj në sezonin e ri të Ladies of London “The New Reign”, por dhe për njohjen e saj me abuzuesin seksual Jeffrey Eptesin.
Media britanike The Sun raporton se emri i 39-vjeçares ka dalë në pah pas disa dokumenteve të publikuara së fundmi, ku përflitet për një takim mes modeles dhe abuzuesit seksual Epstein, të ndodhur në 2011.
Në lidhje me këtë situatë The Sun shkruan se kjo ishte një tronditje për modelen kur mësoi se emri i saj ishte përmendur në dosjet e Jeffrey Epstein. Duke shtuar më tej se ajo ishte shumë e re kur e takoi dhe nuk e dinte kush ishte ai atëherë.
Për shkak të moshës e duke qenë se ajo ishte në fillimet e karrierës së saj si modele, Beqiri po përpiqej të ndërtonte një jetë të suksesshme, për të cilën Epstein i premtoi kontrata modelingu, ndaj mendohet se kjo është arsyeja pse ajo pranoi fillimisht ta takonte. Ndërsa aktualisht mësohet se ajo ndihet e penduar për hapin e bërë.
Beqiri ka shprehur keqardhjen e saj dhe për të gjitha viktimat e prekura nga kjo situatë, ndërsa beson se drejtësia do të vihet në vend.
Megjithatë, Beqiri e di se nuk ka gabuar me veprimin e saj, ajo thjesht bëri një takim me Epsteinin për çështje pune.
Epstein mësohet se kishte shprehur interes të madh për Misse-n. Ai i kishte ofruar ta çonte me avion privat në Paris për një sfilatë mode dhe madje kishte dashur t’i blinte një Mercedes me vlerë 100 mijë paund.
Takimi i parë mes dyshes mësohet se ka ndodhur në rezidencën e tij në Manhattan, vlerë 37 milion paund, ku Misse u habit kur pa një klasë të improvizuar me banka shkollore, por vendosi të qëndrojë, me shpresën se ky takim do i hapte një derë të re karrierës së saj.
Takimi mes dyshes mësohet se kishte ndodhur disa muaj pasi Epstein kishte përfunduar 13 muaj burg dhe një vit arrest shtëpie pas dënimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion.
Një mikeshë e modeles shqiptare është shprehur se ajo nuk ishte në dijeni të burgosjes së Epsteinit apo veprimtari të tij kriminale.