28 Mars, 2026

“E çoj për azil bashkë me Ramën” – Ervin Salianji sfidon Sali Berishën, zbulon si doli nga burgu dhe i shkoi te shtëpia

 “E çoj për azil bashkë me Ramën” – Ervin Salianji sfidon Sali Berishën, zbulon si doli nga burgu dhe i shkoi te shtëpia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pavarësisht deklaratave të fundit nga kampi blu që i vendosën “vijë të kuqe” kandidimit të tij për kryetar të partisë, ka sfiduar publikisht ish-kryeministrin dhe liderin e të djathtëve, Sali Berishën.

Salianji ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e 23 majit, duke vënë në dukje gjendjen e vështirë ku ndodhet aktualisht Partia Demokratike dhe nevojën për një ringritje të saj.

“Patjetër që do të kandidoj, do të jem në garë më 23 maj. Kam bërë një tur takimesh dhe kam shprehur shqetësimet që demokratët i kanë dhe është bërë një ndarje mendimesh. Unë nuk jam marrë me Berishën dhe me askënd tjetër. Jam marrë me shqetësimet që kanë demokratët për ta bërë PD fituese. PD kështu siç është, është një parti që nuk fiton dot. Unë nuk kam pasur asnjë shqetësim me Berishën dhe asnjë konflikt”, tha Salianji.

Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Opinion”, Salianji ka rrëfyer edhe një takim që ka pasur me Sali Berishën gjatë kohës kur ishte në burg. Sipas tij, ai kishte marrë leje nga institucioni i vuajtjes së dënimit për të vizituar banesën e Berishës dhe për të diskutuar çështje të caktuara, duke mohuar çdo lloj konflikti personal me ish-liderin e PD.

“Kjo është një deklaratë frike, frikë nga gara. Ja të them dhe rrethanat e deklaratës, tjetrit kur i shkon në shtëpi… unë kam bërë një takim në shtëpi. Kam bërë një takim kur isha me leje për të bërë diskutime të caktuara. Diskrecioni është pjesë e burrërisë dhe kur tjetri shkon në shtëpi dhe me kanun thotë që kur diskuton në shtëpi ngelet në shtëpi.

Unë kam diskutuar në momentin që kam qenë me leje, më është ndaluar leja për 6 muaj me radhë. Mua nuk më birëson dot njeri se me garë i çoj në azil të dy dhe këtë dhe Ramën. Tani, këto biseda janë biseda të shpikura”, tha Salianji, duke nënvizuar më tej se aktualisht Partia Demokratike nuk është në gjendje të fitojë në zgjedhje me gjendjen e saj aktuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *