Dy qytetet e Skraparit e kanë shpallur “Qytetar Nderi” Baba Hekuranin, Përmeti e injoron
Faqja jonë ngriti dje pyetje, përse Përmeti nuk e ka shpallur “Qytetar Nderi”, Baba Hekuranin.
Komentet kanë qenë të shumta.
Por ndërsa ne komentojmë, dy qytetet e Skraparit, Çorovoda dhe Poliçani veprojnë.
Ato e kanë shpallur “Qytetar Nderi” Baba Hekuranin, që një vit më parë.
Përmeti ndërkohë, hesht, edhe pse duhej të krenohej me këtë figurë të madhe të bektashizmit shqiptar.

