Dua Lipa po hyn në botën e filmave
Këngëtarja me origjinë kosovare Dua Lipa pritet të zgjerojë angazhimin e saj edhe në industrinë e filmit.
Sipas burimeve nga Hollywood, artistja është në bisedime për t’u përfshirë në një projekt të ri kinematografik, xhirimet e të cilit pritet të nisin gjatë këtij viti.
Interesimi për përfshirjen e saj në projekte filmike është rritur pas debutimit në filmin Barbie, ku ajo interpretoi personazhin “Mermaid Barbie”.
Pas këtij roli, producentë të ndryshëm të industrisë së filmit po e konsiderojnë Lipën një emër tërheqës për projekte që ndërthurin muzikën dhe kinemanë.
Megjithëse detajet për projektin e ri ende nuk janë bërë publike, mediat e industrisë, përfshirë Variety, raportojnë se këngëtarja është duke shqyrtuar disa oferta që lidhen kryesisht me filma muzikorë dhe komedi romantike.